Juventusi ka kthyer kokën kah gjiganti spanjoll, Real Madrid.
![2w985c0-bild_](http://www.arbresh.info/wp-content/uploads/2016/12/2w985c0.bild_-735x400.jpg)
Mediat italiane shkruajnë se “Zonja e Vjetër”, është e interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
Drejtori i përgjithshëm i Juves, Giuseppe Marotta është akoma në kërkim të lojtarit që do të mbulon boshllëkun që ka lënë Andrea Pirlo, dhe në listën e kreut të kampionëve të Italisë është mesfushori gjerman.
Kroos, i cili së fundmi ka zgjatur kontratën e tij me madrilenët deri në vitin 2022, ditë më parë ka thënë së “është shumë i lumtur në Bernabeu”.
Ndryshe, klauzola e tij për shkëputej të kontratës kap shifrën 300 milionë euro, kurse, vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro, por thuhet se Juve është gati t’ia ofroj Real Madridit 90 milionë euro për gjermanin.