Gjuha standarde shqipe është gjithë përfshirëse, jo veçuese, e cila u shërben nevojave të mbarë shoqërisë shqiptare ku historia është bartëse krijuese dhe e formës gjatë një jetë mbarëkombëtare të shqiptarëve – ku standardizimi i gjuhës shqipe ishte dhe mbetet shumë e nevojshëm për shqiptarët dhe gjuhen e tyre kudo që janë
Në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë në pranin e dashamirëve të librit dhe të gjuhës dhe letërsisë shqipe, studenteve dhe shume të tjerëve në Akademi përkujtimore mbajtur me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta u promovua vepra e prof. dr Isa Bajçinces me titullin “Shqipja standarde dhe problemet rreth saj“. Në fjalën e rastin kushtua kësaj vepre prof. dr. Shefkije Islamaj në mes tjerash tha: ”Sot jemi tubua në këtë Akademi për ta kujtua një njeri, një intelektual, një pedagog, një studiues, një dashamirës e një zelltar te madh të gjuhës shqipe në një anë, kurse në anën tjetër për ta përurua librin me titullin “Shqipja standarde dhe probleme rreth saj”, përgatitur e botuar nga Institut Albanologjik. Siç na e dëshmon — gjithë jeta e tij njerëzore dhe intelektuale, puna dhe veprimtaria e tij, por edhe vetë – ky libër sot po e shënon këtë një vjetor të vdekjes. Gjuha shqipe ishte për të pikënisja dhe pikarritja e çdoditshme në jetën e tij prej një mësimdhënësi, një studiuesi, një intelektuali e një zelltari. Preokupimet dhe zelli të Ises për fjalën shqipe nuk shtriheshin vetëm në rrafshin teorik, por ishin e materializuara me veprimtari të gjera, domethënëse dhe shumë të dobishme në të mirë të gjuhës shqipe standarde.
Shqipja standarde ishte dhe mbetet themelorja e identitetit dhe të komunikimit në mes shqiptarëve kudo që jetojnë
Ndjeshmëria e shquar ndaj çështjeve të gjuhës shqipe është parë dyzet vjet në studimet e në artikujt e tij të shumtë, në ligjëratat, në kumtesat e referimet e tij të shumë në Prishtinë, në Tiranë dhe në gjitha hapësirat shqiptare, por edhe në veprimtaritë praktike të Shoqatës së Gjuhës Shqipe të Kosovës, ideatori e themeluesi i së cilës ishte pikërisht ai bashkë me profesorët shumë të nderuar. S’mund të ishte ndryshe, sepse për profesorin Isë shqipja standarde ishte përbërësi themelor i identitetit të shqiptarëve dhe jetës së tyre si mjeti kryesor i komunikimit kudo që jetojnë. Ai e kishte kuptuar thellësisht se gjuha standarde shqipe është vepër e shumë brezave të lëvruesve të shqipes, e brezave qartë largpamës dhe lage dhënës të historisë sonë që punuan për një gjuhe moderne e të aftë për t’u ballafaquar me zhvillimet brenda e jashtë kombëtare. Isa me kontributin e tij të madh në këtë fushë qe dhe mbetet personaliteti model për të gjitha atyre që kanë zgjedhur ta duan dhe përfillin gjuhën shqipe. Prandaj me humbjen e tij gjuha shqipe mbeti pa me të dashuruarin e saj, pa studiuesin e shquar dhe pa folësin e saj shembullor.
Libri që sot e shoqëron këtë shënim përkujtues për veprën dhe personalitetin e tij nga familja, nga miq, nga kolegë, nga dashamirët e nderuar të veprës së tij, na vjen, jo vetëm si një vepër shumë e rëndësishme për gjuhen standarde shqipe nga një studiues gjuhësor i rendit te parë dhe nga një pedagog me përgjegjësi të lartë profesionale e intelektuale, vjen si një biografi gjuhësore të jetës së tij prej një studiuesi, një pedagogu e një intelektuali, i cili vjen si një përkujtesë për shqiptarët e gjuhës standarde shqipe e cila mbetet vlera jonë më e madhe kulturore. Të mbledhura që janë brenda ballinave të këtij librit – ku janë përfshi studimet, trajtesat, artikujt, kumtesat, intervistat, recensionet, shkrimet e rastit brenda më shumë se pesëqind faqesh shpalosin, jo vetëm preokupimet e tij shkencore e intelektuale, pikëpamjet, idetë, por edhe vrojtimet e holla gjuhësore, në rend të parë morf- sintaksore, të trajtuara gjithmonë nga këndvështrimi i kulturës gjuhësore dhe i zbatimit te normave gjuhësore.
Isa Bajçica me kontributin e tij ka qenë dhe mbetet personaliteti modelit për të gjitha ata që e duan gjuhën shqipe
Andaj, kush e ka njohur dhe ka bashkëpunuar me prof. dr Isa Bajçincen në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe në Fakultetit Filologjik, në Institutin Albanologjik, në Shoqatën Gjuhës Shqipe, me aktivitetet bashkëpunuese me institucionet shkencore, sidomos në Tiranë, por edhe më gjerë, kush ka njohur natyrën dhe modestinë e tij- tha në vazhdim të fjalës së saj Islamaj do ta besojnë dhe kuptojë fare mirë. Një qëndrim i tillë nuk vinte vetëm nga angazhimet e shumta të tij pedagogjike e shkencore, ato i kishte vërtet shumë, po si duket profesori ynë i nderuar Bajçica shihte me rëndësi të dorës se parë punën e tij praktike gjuhësore me studentë, me mësimdhënës, me gazetarë, me redaktorë, dhe kjo punë e tij i ishte kthyer në një mision që e përmbushte çdo dite, ai në të vërtetë në këtë mision i përmbahej mendimit të lashtë latine “Për veten heshtet”.
Këto mendime, teza, diskutime, debate, qortime që i kemi dëgjuar shpesh, edhe përmes mjeteve të informimit, gjatë dyzet vjet me radhë, do t’i gjejmë edhe brenda faqeve të këtij libri. Sigurisht bisedat me kolegët të cilat e çonin të problemet e shkencës, të kulturës, të universitetit në përgjithësi, shume shpesh edhe të politikes, gjithandej siç thoshte ai, pra edhe për probleme të realitetit të kohës, ai nuk harronte në këto raste as humorin e shpotinë për miqtë e të afërmit, por ato ishin vetëm kapërcime të shkurtra që shkëputnin vëmendjen e tij të përqendruar thellë e këmbë ngulshëm te gjuha, te norma gjuhësore – zbatimi dhe moszbatimi i saj, sidomos në qarqet intelektuale, në shkolla, në universitete, në media, në administratë.
Profesor Isa u mor edhe me çështje çelës të gjuhës standarde shqipe e cila është kthyer në mjet simbolik të kontakti në gjitha shtrirjet mbarëkombëtare dhe brenda saj, përmes formave të përzgjedhura fonetike, morfologjike dhe, deri diku, edhe sintaksore, të dialekteve gjeografike dhe dialekteve shoqëror. Andaj, gjuha standarde shqipe është gjithëpërfshirëse, jo veçuese, e cila i shërben nevojave të mbarë shoqërisë që e ka një histori dhe ishte bartës krijues. Pra, historia e saj është formësuar gjatë një jetën mbarëkombëtare të shqiptarëve ku standardizimi i gjuhës tregoi se ishte shumë i nevojshëm për shqiptarët dhe folësit e saj, që përmes tij të lehtësonin komunikimin, bashkëbisedimin, mendim përçimin dhe t’i shtrinin përtej përmasave të ngushta lokale e krahinore midis shqiptarëve dhe bashkimi i tyre në një identitet gjuhësor dhe përfaqësues dhe pse jo një ditë edhe bashkimi fizik.
Në këtë libër të cilin po e promovojnë sot shtrohen kontestimet që i bëhen gjuhës standarde shqipe nga arsye më të ndryshme prej atyre politike, krahinore, përçarëse, edhe të mosnjohjes e mosdijes, e të tjera, por për to njëherë tjetër. Për të gjitha këto që u thanë në këtë libër me titullin “Gjuha standarde dhe probleme rreth saj”, profesori i çmuar i ndier Isa Bajçinca, do të ketë peshë e rëndësi të veçantë në gjuhësinë shqiptare. Kushdo që synon të merret me gjuhën shqipe, me historinë e saj të re, të sotmen e të ardhmen, veçanërisht me normën e saj, përgjigjet do të mund t’i gjejë në Librin i cili nga sot është në duart e lexuesit e studiuesit tonë në Kosovë dhe më larg.