Ministri turk i Mbrojtjes Fikri Isik, i shprehu ngushëllimet homologut të tij rus, Sergej Shoygu, mbi avioni rus që rrëzua në Detin e Zi këtë të dielë Krishtlindjesh.
“Me pikëllim të madh mësova se avioni ushtarak “Tu-154” i Ministrisë së Mbrojtjes ruse pasi ishte nisur nga qytetin rus i Soçit, u rrëzua në Detin e Zi, duke lënë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhit, të vdekur”, ka thënë Isik në një deklaratë nga ministria.
Ministri ofroi gjithashtu ngushëllimet e saja për familjet dhe popullin rus.
Askush nuk i mbijetoi rrëzimit të avionit që mbante 92 pasagjerë, duke përfshirë një kor të njohur ushtarak.
Ekipet e shpëtimit gjetën disa ‘pjesë’ të avionit “Tu-154” për të cilin ministria e Mbrojtjes tha ishte zhdukur nga radari menjëherë pas ngritjes nga vendpushimi i Detit të Zi, në Soçi.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Tu-154 mbante 84 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Nëntë gazetarë rusë ishin në mesin e udhëtarëve.
Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler në pikën e pushimit të Soçit në orën 5:20 (2:20 GMT).