Lion /Interpol, 27 dhjetor -Pas disa raportimeve të njëpasnjëshme të disa portaleve kurde dhe disa portaleve në Kosovë se “Lavdrim Muhaxheri është vrarë”, gazeta e njohur italiane l’Espresso ka shkruar se “Shqiptari nga Kosova jo vetëm se është gjallë, por është aktiv si kurrë më parë dhe aktualisht është në Kosovë vetë i 400-ti”
Lidhur me këtë dhe vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, sot Interpol ka pohuar se ai është gjallë, duke mos treguar vendin e veprimtarisë së tij. Zyrtarja R.B. nga Interpoli me selinë në Lion, duke mos hyrë në speklulime të mediave , ka deklaruar sot ata njerëzit e vdekur nuk i kërkojnë më dhe as nuk i fusin në listën e mandateve ndërkombëtare.
Sa i përket shkrimeve të gazetës italiane l’Espresso dhe policisë nga Kosova për vendodhjen e Lavdrim Muhaxherit zonja R.B nga Interpol për gajuencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka pohuar në vazhdim se “Ne nga Interpol nuk merremi me speklulime dhe supozime, por ne bashkëpunojmë me vendet anëtare, në këtë rast me policinë evropiane në Kosovë duke shkëmbyer informacione dhe për çdo rast të ndriçuar dalim me njoftime publike..”
Sipas zyrtares së Interpol-it në kërkrim ndërkombëtar gjenden edhe 71 bashkëkombasë të Muhaxherit, që kanë kryer vepra të ndryshme duke filluar nga vrasjet, krimi i organizuar dhe vepra tjera penale. Muhaxheri është anëtari më i ri i Interpolit nga radhët e shqiptarëve të Kosovës. 25-vjeçari nga Kaçaniku dyshohet për pjesëmarrje në organizatat terroriste.
Për dallim nga vitet e mëparshme numri i krimineleve në Kosovë është rritur dukshëm, madje për disa fish. Në listën e Interpol-it numri i tyre ka arritur shifrën 71 (50 shqiptare dhe 21 serbë) duke mos llogatitur këtu ata në “listën e kuq” (The Red List)?! Noshta kjo, bashkë me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka bërë që Kosova të mos jetë sot e kësja dite anëtare e Inerpolit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Interpol, zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtarët kanë pohuar qartë se “Qeveria e Kosovës fort mire i dinë rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, se Kosova deri sa të jetë e zhytur në krim të organizuar, korrupsionin dhe deri sa të mos bëhet zbardhja e vrasjeve politike, të gazetareve në rajon, nuk ka anëtarësim të saj në organizatë tonë policore ndërkombëtare.”