Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar familja Haradinaj.
Haradinaj po udhëtonte për në SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan Donal Trump.
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka perkujtuar se ky arrestim mund te ket origjinen nga Prishtina, si revansh, për shkak inatit te Hashim Thacit pse presidenti amerikan ftoi ne SHBA veten liderin Ramush Haradinaj., Dyshimet jane edhe me te medhaja sepse i pari Thaci sipas protasleve kosovare njihet si spiun francez, nje vendi mik me Serbinë. Ditve te fundit ne Kosver mes mediave te Thcit dhe Haradinajt ka pasur polemika per ftesen e ketij te fundit nga Donald Trump ne Uashington me rastin e ceremonise se presidentit te ri amerikan.
“Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni e rekrutuam në Rambuje” ka shkruar porali Express i Prishtinës dite me parë. Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit.
Per momentin Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato të Kosovës për arrestimin e tij, shkruajn mediat.
Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.
Ndyrshe nje ish anëtari i SSHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë, ku ka thënë se prapa këtij arrestimi qëndron Arnaud Denjear ose shefi i Hashim Thaqit dhe sherbimi i tij i DGSE, por edhe BIA,
“Arnaud Denjear ose shefi i Hashim Thaqit dhe sherbimi i tij i DGSE(sherbimi sekret Francez) por edhe BIA-Serbe qendrojn prapa arestimit të Ramush Haradinajt sot në Paris..!” thueht ne postimin e tij, cituar nga “Presheva Jonë”