LION, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ – Trembëdhjetë nga 72 persona të prekur nga gripi kanë vdekur në një shtëpi të moshuarish në Lion të Francës nga data 23 dhjetor 2016 deri më 7 janar 2017, njoftoi të shtunën ministrja e Shendetësisë Marisol Touraine gjatë një takimi në Inspektoratin e përgjithshëm të çeshtjeve sociale.

Inspektorati duhet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të jashtëzakonshme. 13 persona  rreth moshës 91 vjeç të prekur nga gripi në Shtëpinë e të moshuarve  “Korian Berthelot” në Lion kanë humbur jetën në një hark kohor prej 15 ditësh, ndërsa 10 të tjerë janë ende të shtruar në spital, thuhet në një komunikatë të ministrisë së Shendetësisë./By

SHPËRNDAJE