Tiranë, 8 janar -Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë”, ish-kryeministri shqiptar Dr. Sali Berisha duke uruar që viti 2017-të të jetë viti I realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës nder tjera ka thënë se “Qeveria ime, kisha dërguar ekspertin tonë për të vlersuar vlerën e kostos së atij materniteti dhe në pajtim me Beogradin, që paratë të vinin në Preshevë përmes Beogradit legalishtë, ishim marrë vesh të jepnim 600 mij euro, dhe deri tash nuk kurr e kam kuptuar se si kjo shumë zbriti në 50 mij euro dhe cfarë konkretisht u ndërtua me ato para..?!”
Berisha: Presheva viktimë e mashtrimeve Tiranë-Beograd-Prishtinë
* z. Berisha, si e vlersoni situatën aktuale politike në tri komunat shqiptare, Presheve, Medvegjë e Bujanoc, a ka lëvizur ndonje gjë sipas jush prej herës së fundit kur ju kemi intervistuar?
BERISHA: Krahina e Preshevës, pra tri komunat të cilat I cekët janë shumë keqë, e dim këtë se janë shumë keqe, sidomos viteve të fundit ku po mashtrohen në mënyrën më të pistë të mundshme nga Edi Rama dhe Vuciq. Shqiptaët e Preshevës duhet të jenë të bashkuar në artikulimin e pastaj edhe plasimin nëpër tryezat e bisedimeve dhe vendimmarrjes nëpër botë. Duhet të mos ndalohet të protestohet, sepse nëse shikojmë pakicën serbe me gjithë ato të drejta dhe vazhdon të kërkoj, ndërkohë që shohim shqiptarët atje që nuk kanë ende përdorim të gjuhët, libra përdorim të flamurit është mjeruese por jo situat për tu dorzuar, duhët punohet në të gjitha format dhe gjërat të lëvizin. Nëse shqiptarët atje bashkë me përkrahjen e qeverisë në Kosovë e Shqipëri nuk mund ta realizojnë bashkimin me Kosovë sic e keni kërkuar me 1,2 Mars 1992, atëher le të bëhet maksimumi për njëfar autonomie, e keni edhe ju AKSH-së, sic e kanë serbët e Kosovës AKS-së.
* z. Berisha, derisa po flasim për ndihmën e Shqipërisë, po na kujtohet që edhe Partia Demokratike me në krye juve ka qeverisur me Republikën e Shqipërisë e cila e kishte ndihmuar komunën e Graçanices në Kosovë me 400 mij euro, ndërkohë që për Preshevën asnjëherë, asnjë cent, cfarë mund të thoni për këtë, shqiptarët e Preshevës nuk është se kanë arsye të presim dhe aq nga Shqipëria, tradicionalisht?
BERISHA: Keni plotësishtë të drejt për pyetjen që ma bëni, po unë kam firmosur donacionin prej 400 mij eurosh për komunën e Graçanicën, por ju kujtohet Materniteti në Preshevë ku Shqipëria dhe 50 mij euro? Qeveria ime, unë kisha dërguar ekspertin tonë për të vlersuar vlerën e kostos së atij materniteti dhe në pajtim me Beogradin, që paratë të vinin në Preshevë përmes Beogradit legalishtë, ishim marrë vesh të jepnim 600 mij euro, nuk kurr se kam kuptuar se si kjo shumë zbriti në 50 mij euro dhe cfarë konkretisht u ndërtua me ato para, apo u hargjuan në shiringa.
Do të ushtroj në 100% autoritetin tim tek Lulzim Basha krytari i PD-së dhe kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë që në Preshevë të ketë një zyrë lidhëse direkt me Shqipërinë, do të punoj për ketë, do ta bisedoj me z. Basha. Qytetarët ne Luginen e Preshevës viteve të fundit janë bërë viktim e dy mashtruesve njërit shqiptarë e tjetrit serb Rama e Vuciq dhe se kjo situate do të ndryshoj shumë shpejt, me ardhjen e PD-së në pushtet pas zgjedhjeve të tëtij viti…
Shqiptarëve të Preshevës po u bëhet një spastrim i pastër, klasik përmes teksteve dhe mosnjohjes së diplomave për të cilat Rama trumbeton se është marrë vesh ndërkohe që ju vuani ende, do ta ngris personalishtë këtë problem në seancën e ardhshme të parlamentit dhe do të punojmë në zgjidhjen e ksaj qështje, që po rezulton të bëhet mënyra më efektive e Serbisë për spastrim etnik.
Berisha: Kodi telefonik është i Serbisë 100%
* z. Berisha, një rezyme politike edhe për sitatën në Kosovë, bisedimet me serbin, kodi telefonik ku dikush po gënjen për atë kod, murin në urën e Mitrovicës që jo që nuk i bashkon komunitetet por I ndanë edhe më, si I vlersoni këto lëvizje kohëve të fundit?
BERISHA: Situata politike në Kosovë nuk është e mirë absolutishtë, atje lidhje me bisedimet në Bruksel absolutishtë dikush po gënjen, kodi telefonik është i Serbisë 100%, këtu po mundohet të kamuflohet në mënyrë të pandershme të mundshme me qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sa I përket murit, unë vlersoj se fajin Kosova dhe Serbia e ndajne 50/50, aty nuk ndodhi asgjë rasisht, aty nuk u vendosën 2 blloqe, por 2 000 blloqe, unë për këtë qështje jam I prirur ti besoj Isa Mustafës se nuk ka gishtë në këtë qështje dhe se ai murë është pjellë e bisedimeve të realizuara nga qeveria e mëparshme, para ardhshjes së Isa Mustafës si Kryeministër.