Shumë automjete të blinduara dhe tanke të ushtrisë serbe janë parë filmuar gjatë ditës së sotme teksa lëviznin në autostradën Nish-Beograd, në Serbi. Qytetarët raportojnë se të gjitha këto mjete të ushtrisë janë nisur drejt kufirit me Kosovën.

“Autostrada Nish – Beograd. Mjete të ushtrisë serbe duke ikur drejt kufirit të Kosovës. Me qindra automjete si këto i kemi parë gjatë gjithë rrugës. Njofto shqiptarët e Kosovës se i hongri dreqi edhe ni herë”, – shkruan me shqetësim një dëshmitar, i cili ka sjellë edhe pamjet filmike në redaksinë e JOQ.

Deri tani në mediat serbe nuk është bërë asnjë njoftim në lidhje me këto lëvizje të mjeteve ushtarake. Kujtojmë se pardje një tren në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi” u nis në drejtim të kufirit të Kosovës, por u ndalua pa hyrë ende shtetin kosovar nga ana e forcave ROSU. Nuk dimë se çfarë është duke menduar Serbia dhe cili do të jetë hapi i radhës, por situata vërehet e tensionuar.

SHPËRNDAJE