Shefi i dilomacise serbe Ivica Dacici në bisedë me gazetarin e  agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”

 

 

Ministri i Pune te Jashtem te Serbisë Ivica Daçiç ne nje interviste te fundit akorduar (ne Malta, ne kongresin e Interpol-it) agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” ka folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, gjithashtu ka theksuar zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas diplomatit serb Dacic është shkëmbimi i territoreve..

 

Ivica Daçiç ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për shkëmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës “Po dakord jemi për shkëmbimin e territoreve. Ju Lugina e Preshevës shkoni andej kah t’juvt, Veriu këndej nga tanët”, ka thëne Dacic për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Kërkesat eventuale politike të serbëve në Kosovë nuk duhet injoruar qofshin ato edhe për bashkim me Serbinë, kërkesa këto normale dhe legjtime…” thotë ne vazhdim minstri serbe Ivica Dacic në intervistë ekskluzive dhënë agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Sipas diplomatit serb Daciic “nevouitet një zgjidhje politike e qëndrueshme dhe afatgjate dhe që do të ishte në interes të dy palëve, serbëve dhe shqiptarëve. Mjaft ka rëndësi të vazhdohet me dialogan e filluar dhe se krejt normale dhe legjitme do të ishin kërkesat eventuale politike të popullit serbë në Kosovë. Përderisa dje shqiptarët nuk deshën të jetojnë në në shtetin e Serbisë duke krijuar Republikën e tyre te Kosovës edhe sot serbët e Kosovës po ashtu nuk dëshirojnë të jetojnë në ketë të ashtuquatir shtet..Sepse serbët e Veriut pakënaqësit e tyre i kishin shprehur në disa forma fillimisht me protestae me barrikada, me mure, e tash me kërkesa per themlimin e AKS dhe tash sigurisht do të dalin me kërkesa të tyre te reja politike fale dilagut dhe marrëveshjeve me Prishtinën qe po na lehteson keto proces.. ”

Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve. Ndonëse dilaogu i nisur si “teknik” që u konvertua nga 19 prill 2013 ne ate politik, pas marrëveshjes Dacici-Thaci. Dhe nëse shikojme insistimin e themelimit te AKS, kodi e telefonisë serbe (+383) apo murin ne Mitrovice, qëllimet e Serbise nuk jane edeh aq larg realizimit per nadrjen e Kosovës. Ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

SHPËRNDAJE