TIRANE, 23 Janar/ATSH/- “Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë” deklaroi kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini.
Bushati bën të ditur në një status në rrjetet sociale në takimin e mbajtur në kuadër të ministerialit të mesdheut në Barcelonë, biseda u fokusua veçanërisht në zhvillimet më të fundit në rajon.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euro-atlantike”, deklaron ministri Bushati.
/a.g/