Bruksel, 24 janar -Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Evropian (BE) vazhdon edhe sot në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
Nga i derguar yne special ne Bruksel /BE
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, ka konfirmuar për ATSH-në dhe Agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” në Bruksel, se sot ne roetr emebrmjes rreth 18 nis raundi i pare për këtë vit, i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me përfaqësuesit e tyre të nivelit më të lartë.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është i rëndësishëm jo vetëm për keto dy vende, por dhe për paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe BE”, ka thëne znj.Kocijancic per ATSH-në dhe Agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.
Sipas burimeve te Burkselit, Kosova do të përfaqësohet në takim me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa Serbia me Presidentin Tomislav Nikoliç dhe kryeministrin Aleksander Vuçiç. Dialogu zhvillohet nën kujdesin e Komisionerit të Lartë të Bashkimit Evropian Federko Mogherini.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se në këtë raund të bisedimeve Kosovë-Serbi do të diskutohet për ngjarjet e fundit në Kosovë si tentim -ardhja e trenit si dhe fletarrestimet e lëshuara nga Serbia.
Këto komente Mustafa i bëri pak çaste para nisjes në Bruksel në aktivitetin ku u lansua projektit e-kutia nga Ministria e Administratës Publike me ç`rast theksoi se gjatë raundit të bisedimeve që mbahen sonte do “do të mundohen të gjejnë zgjidhje bashkë me shefen për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini”.
Kurse, sa i përket kundërshtimit të partive opozitare rreth pjesëmarrjes së tij dhe presidentit, Hashim Thaçi në këto bisedime ai tha se “opozita mund të mendojë çfarë të dojë por ne nuk kemi adresë tjetër pos Brukselit që t`i adresojmë çështjet tona, ndoshta opozita mund të ketë adresë tjetër”.
Ndyrshe, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se është e qartë se dikush nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut në Bruksel, e po ashtu është e qartë se njohja e Kosovës apo tërheqja e urdhër-arresteve nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm, dhe se përdorimi i armëve në veri të Kosovës është temë e rëndësishme.
“Ne shkojmë në dialog të hapur, por të bisedojmë për njohjen e Kosovës dhe për atë se krimi i luftës është i tolerueshëm, atë film s’do ta shihni. Për këto nuk do të flas”, ka thënë Vuçiq sot para gazetarëve.
Ai shtoi se më mirë do të ishte që “pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpik tema për të cilat nuk do të bisedohet”.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon në bisedime njohjen e Kosovës, siç është paralajmëruar, Vuçiq tha: “I thoni atij, hajt pije edhe një kafe, shpëlaje me ujë, e tash t’ia nisim nga fillimi e të shohim nëse mund të bisedojmë për diçka. Mos u merrni shumë me ta. Keni aty afër me çka të freskoheni. Kemi tema më të rëndësishme dhe këto janë përdorimi i armëve”.
“Kam dëgjuar disa deklarata ‘Do t’ia tregojmë qejfin sonte serbëve’, kurse atje asnjëherë asgjë s’kanë thënë”, ka thënë Vuçiq.