US Navy SEALs, SEAL Team One

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, thotë proverbi, dhe ndoshta ky rast përkon me hakmarrjen që bënë talebanet duke vrarë 22 anëtar të njësisë speciale amerikane që vranë Osama Bin Laden me 6 qershor 2011.

Një helikopter ushtarak me tridhjetë e tetë njerëz në bord, duke përfshirë njëzet e pesë anëtarë  të ekipit të 6 të SEAL, pesë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë rezerve, dhe tetë komando afgane, u rrëzuan mbi territorin talebanët në lindje të Afganistanit.

 

Ata kishin qenë në një mision të fshehtë ku kishin për objektiv një shënjestër me vlerë të lartë.

 

Kjo ishte humbja më e madhe e ushtrisë amerikane në një ditë të vetme që kur kishte filluar lufta në Afganistan.

 

Një raport ushtarak 1250 faqesh, thoshte se rrëzimi i helikopterit ishte thjesht rezultat i një të “shtënë me fat” nga ushtarët talebanë.

 

Për familjet e këtyre ushtarëve të vrarë në një konferencë për shtyp të mbajtur më 9 maj 2013, kjo është një gënjeshtër në mesin e një mori të gënjeshtra të tjera.

 

Billy dhe Karen Vaughn, prindërit e Navy SEAL Aaron C. Vaughn, thonë se gjithë storia rreth të “shtënës me fat” nga talebanët është një histori trilluar dhe pas kësaj vrasje fshihet një agjende qeveritare.

SHPËRNDAJE