Bruksel/NATO, 8 shkurt -Nga selia e NATO-s në Bruksel është sqaruar një shkrim i tabloidit serb “Informer” i cili duke ju referuar viztes se fundit te shefit te Aleances Veriatlantike ne Kosovë z.Jens Stoltenberg dhe nje deklarate te zyrztarit te NATO-s dhëne agjencise se lajmeve prestigjioze shqiptare nga Presheva “Presheva Jonë” me titull “Zyrtari i NATO-s: Incidenti me murin në Mitrovicë janë shqëtësuese” («The recent incident with regard to the wall in Mitrovica is a matter of concern. We understand an agreement has been reached to remove it ») deklaratë kjo e cila eshte shtremberuar nga disa portale serbe dhe ato ne ballakn, cka edhe redaksisa ka kërkuar nga to ta korrigjojnë.
Lidhur me këte skandal te kesaj gazete serbe gazetari i “Presheva jonë” eshte konkatuar nga zyrtaret e NATO-s për te cilet shkrim tek “Presheva jonë” ishte gjithëcka OK profesionalisht.
Në NATO i hedhin poshtë këto shkrime si të pabaza. “Artikulli i publikuar në ‘Informer’ lidhur me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Prishtinë, të premten e shkuar, është tërësisht i pabazë dhe përfshin citate të fabrikuara” thuhet në reagim.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përcjellë mesazhin e qartë dhe të hapur në rajon, duke bërë ftesë për vazhdimin e dialogut politik për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili është në interes të tërë rajonit. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e vet të OKB-së për të siguruar siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku.