Edita Thari me “tupan” para vitit të ri e dha lajmin se “kodi ju është dhënë nga ITU”. Por zyrtarët e Unionit Ndërkombëtar të Telekominikacionit me seli ne Gjenevë e kanë demantuar ket enjftim  përmes agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër.. Rreth ketij lajmi, jane pyetur zyrtaret e ITU-s, se a kane marrur ndonje leter pershëndetese nga Prishtina rtreth kodit te telefonisë,  zyrtarët e ITU pergjigjur shkurt se “Ne nuk kemi marrur asnjë letër nga Kosova lidhur me ket kod.  Ashtu-kshtu, ne s’kemi lidhe me at kod.. Siq dihet per cdo aktivtet të  organizates sonë ne ju publikojme mediave.. ”

 

Ne fakt, ITU ne Gjenevë, ka pranuar një leter nga Bogradi ku eshte pershëndetur kodi +383 për Kosovën, cka ITU nuk ju eshte përgjigjur sepse kjo nuk nuk eshte nje ceshtje qe i takon kesaj  organizate.

“Kod i Kosovës me shifrën 383 siç po thuani ju, mund t ju konfirmojmë  ne emër te Unionit Nderkombëtar te Telekominikacionit  se ky kod nuk është dhëne nga ITU. Për ketë kod që po flisni, pyetni Tahirin dhe Gjuricin se ku e kane gjetë, sepse ne nuk e kemi atribuuar për Kosovën..”,  ka rikonfirmuar shefi për komunikim me mediat në selinë e UIT-së në Gjenevë, Dimitry Leger për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Për fund një ekspert nderkombërtar në Gjenevë,  njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan sidomos në Kosovë që ka ndjekur me vëmendje aferën e telekomit serb në Kosovë në bisedimet e Brukselit ka pohuar për “Persheva jonë” se “Serbia me kodin telefonik fiton njohjen shtrirjen e shtetësisë mbi nje shtet tjeter ?!..” Në anen tjeter autoritet serbe shtirjen e kodit serb në Kosovë e kanë konsideruar “historike”?!

Nga kjo qe tham me larte se kodi ne fjale qenka i Serbisë, nëse verte paskan reaguar VV, siq thotë Tahiri, ndoshta paskan pasur të drejtë..

Le Monde: Serbia me kodin telefonik fiton njohjen shtrirjen e shtetësisë në Kosovë

Gazeta prestigjioze frascneze “Le Monde” në një shkrim të vetin dite me apre enkas për kodin e +383 shkruan se operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovë. Sipas kësaj gazete, pas gjashtë viteve të negociatave, autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës me ne fund kanë arritur një marrëveshje, qe Serbia shtrinë rrjetin e vetë, përmes  kodit telefonik + 383 edhe në Kosovë.

“Operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovën për t’u bashkuar me Serbinë pa përdorur fare kodin serbë (“Concrètement, le Kosovo sera joignable depuis l’étranger en composant le + 383.  Mais il ne sera pas nécessaire de composer ce code à partir de la Serbie. L’opérateur serbe pourra également permettre à ses utilisateurs au Kosovo de joindre la Serbie sans utiliser l’indicatif serbe).

Për fund një nga zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtar në Gjenevë duke folur për kodin e telefonisë kane pohuar se nuk është hera e parë se disa nga Prishtina manipulojnë me emrin e ITU-s.

 

SHPËRNDAJE