Preshevë, 23 shkurt -Lidhur me vizitën e paralajemëruar te presidentit shqiptar Bujar Nishani në Bujanoc me 7 mars permes agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka reaguar edhe lëvizja serbe “Dveri” duke i përkujtar kryeministrin Serb Aleksandar Vucic se “Lugina e Preshevës është Serbi dhe obligimi i tij është që të mbroj të drejtat e popullit serb që jetojnë në këtë rajon multietnik..” transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
“E pyesim kryeministrin Vucic, se a ka marrur leje presidenti shqiptar Bujar Nishani nga Beogrdai që të vizitoj Bujanocin me 7 mars? Kjo vizitë është shqetësuese për popullin serb që kanë frigë se pozita e tyre do të përkeqësohet më shumë..” thuhet nder tjera ne reagimin e keitj grupacionin serb te ashtuquajtur “Dveri”
Madje sipas tyre “vizita e presidentit shqiptar është shqetësuese dhe e rrezikshme për interesat serbe që qeveria e Vucicit nuk ka bërë absolutisht asgjë për të mbrojtur të drejtave të e popullit në jug të Serbisë…”
Populli serb, sipas “Dveri” mbet i frikësuar siudmos për shkak ideve te kongresitve amerikan, për shkëmbimin e territoreve me Prishtinën, ku Lugina e Preshevës do të shkonte me Kosovën