New York, 25 shkurt  -“Arrestimi i Haradinajt dhe mbajtje e metutjshme  i ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj  nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë ashtu të opinionit shqiptare brenda dhe jashta vendit..” thuhet në raportin e shefi te OKB-së mbi misoni e OKB-së (UNMK ) ne Kosovë (“Report of the Secretary-General on the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (S/2017/95/Rev.1)”) te siguruar nga agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” ne Kombet e Bashkuara

Njëkohesisht ne kete raport bëhet fjalë edhe per  demarkacioni me Malin e Zi, duke u potencuar tensionet ndërmjet partive opozitare dhe atyre në pushtet.

Ky është raporti i parë për Kosovën i sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili nga 1 janari e ka zëvendësuar Ban Ki Moon-in.

 

Ne këte roprt po ashtu thuhet se ka ngercur dialogut mes  Serbisë dhe Kosovës dfuke zbehur procesin e normalizimit  e ketyre vendeve.  Kjo vlerësohet në raportin e ri të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, duke u bërë thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse. Raporti ne fjalë i posapublikura i OKB-së përfshinë periudhën nga 16 tetori 2016 deri më 15 janar të vitit 2017, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtohet nga vendet anetras ete KDS te OKB-së te henen e ardhshme (më 27 shkurt)  pasdite ne oren 15-të. njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

KS i OKB-së i shqetesuar per ngecejen procesitt e dialogut mes Kosoves dhe Serbisë

Nder tjera tjerash, në raport përmendet edhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar u arrestua në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia. “Arrestimi i Haradinajt, ish kryeministër i Kosovës, nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar”, thuhet në raport.

 

Në vazhdim të ketij raporti eshte thenë se gjatë kësaj periudhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e jane tejt shqtesuese, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat te dnersjellta në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.

 

Sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore thekson se nuk është rritur përparim i qartë kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në këtë raport bëhet thirrje edhe për implementimin e marrëveshjeve tjera të arritura deri me tash, siç është rasti i lëvizjes së lirë të automjeteve në të dyja vendet.

 

Po ashtu aty përmendet edhe largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, si dhe ndërtimi i murit në pjesën veriore të Mitrovicës. Megjithatë, vlerësohet se nuk tensione ndërmjet bashkësive etnike në veri të Mitrovicës.

 

Tutje përmend edhe provokimi i Serbisë më tren, duke u përmendur edhe ngjyrat e trenit sipas flamurit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”. “Policia e Kosovës vendosi njësinë speciale dhe automjete të rënda për ndalur këtë tren, kurse politikanët nga të dyja anët akuzuan njëri-tjetrin për nxitje”, vlerëson sekretari i OKB-së.

SHPËRNDAJE