Dy voglushe, motar shqiptare secila ma e mire se tjetar..dore per dore  rruges së Preshevës.. (Photo by Press “Presheva Jonë”)

Preshevë, 6 mars  -Nuk kanë mbetur edhe pak ore që kur presidenti i Republikes së Shqiperisë Bujar Nishani do te gjendet ne sheshin Skenderbe ne Bujanoc ne mesin e shqiptareve teë Krahine se Preshevës , vizite kjo hisorike dhe emocinale per nje pjese të  kombit shqiptare te ndare padrejtesisht, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Vizitë e shkullit dhe historike e Presidentit shqiptar Bujar  Nishanit Luginen e Preshevës

“Presheva Jonë” ishe ajo e cila e dha lajmin  e para vizititen e burreshtetasit shqiptar z.Bujar Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë me 7 mars, me rastin e 130 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe dhe Ditës së Mësuesit.

Meqe eshte dite shkolles, sot edhe fmeijet , nxnesit jane bere gati ta presin “mesuesin” e amdhe ter shteti shiptar z.Bujar Nishanin. “Milë se na vjenë plesident. Plesheva po te plet me dashuli dhe klah hapul!”, thane dy vogluihset shptare qe  ishin bere gati ta presin presdientin shiptar sot ne Bujanoc dhe Preshevë…

Me ftesë të kryetarit te komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, presidenti shqiptar Bujar Nishani sot do të vizitoj Luginën e Preshevën. Në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, ka konfirmuar vizitën  e presidentit Nishani, që do t’ia bëjë nesër në Lugines se Presheves.

 

Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

“Kjo është një ditë historike jo vetëm për shkollën shqipe por edhe për mbarë kombin tonë në Luginën e Preshevës”, theksoi Kamberi. Ndryshe agejcia  elajemeve “Presheva jonë” viziten e presidentit shqiptar Nishanit në Bujanoc dhe Presheve e ka konsideruar me shume se një vizite historike, vizite e shekullit të shqiptarëve!..

Vizita e Bujar Nishanit ne Bujanoc, aktualisht ne Serbi do të jetë e para vizit e nje presidenti shqiptar  që nga viti 1948, kur Serbia u vizitua nga presidenti i atëhershëm shqiptar Enver Hoxha. Udhëheqësi aktual shqiptar Bujar Nishani më 7 mars, duke persëritur historine do të vizitoj ket rajon, por duke takuar me zyrtarë shqiptarë te pushtetit lokale në Luginen e Preshevës.

Vizita e Enver Hoxhës në Beograd (1946) rezultoi me: “Tito më tha që tani s’ta jap dot Kosovën”… Pas 69 vjetësh, a thua do përsërisë refrenin e Enver Hoxhës edhe Nishani homologut te tij serb: Nikolic më tha që tani s’ta jap dot Luginen e Preshevën? Pyetjen e ngre agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Ish-kreu politik i UÇPMB-së dhe aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit dhe KKSH-së z.Jonuz Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka dekalruar se “Kosova Lindore sot ka festë. Ketë feste e kemi pritur qe me shekuj qe te na vizitoj nje president shqiptar në Luginen e Preshevës dhe ja, më në fund u realizua ëndrra jonë. Bujar Nishanin do ta presim si presidenti ynë!”

 

Enver Hoxha  duke i mëshur grusht tavolines ne vitin 1948 ‘midis Beogradit nga Tito kerkoi që “Kosova dhe Lugina e Preshevës duhet t’ju  bashkangjitet shtetit amë Shqipërisë nëse sot jo, nesër po !

Sidofoqfte lideret e Lguines se Preshves per Nishanin kane nje sër  kerkesash, pasi kane edhe shuime probleme me Serbine. Jonuz Musliu, kryetar i KKSH-së dhe kuvendit te Bujanocit  per “presdheva Jonë” ka theksuar se “nga Nishani si nje president i nje vendi, tashme me ndikim,   anetare e NATO-s si nje faktor kyq i paqes dhe stabilitetit ne rajon, qe në bashkepunim nderkombëtarët te ushtrojne presion ne Serbi për të njohur diplomat e studentëve ku Beogradi dhe Prishtina qe 5-6 vjet luajne pingpong politik ne Bruksel me shqiptaret e Luginës duke avancuar statusin e serbëve në Kosovë..”

SHPËRNDAJE