Nishani-Kamberi flasin për situatën aktuale politike në Bujanoc (Photo by Press “Presheva Jonë”)

 

Presidenti Nishani vizitë historike në Luginën e Preshevës: Ju bëni krenar çdo shqiptar!

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të kryetarëve të komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis të martën për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

Mbi 300 gazetare shqipatre, serbe dhe botërore, bashke me 300 fora polciore me uniforem epauinfiorme dhe snajperistë po ndjekin  viziten e presidenti shqiptare, 

Bujanoc, 7 mars  -Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me ftesë të Kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis sot për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave.

Mijëra qytetarë të Bujanovcit kanë pritur të marten presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, që arriti në qytet në orët e pasdites.

Presidenti Nishani ne shoqerim me stafin e tij agjenden e tyre te vizites njeditore ne Luginen e  Preshevës e ka nisur nga takimi me nikoqirin Shaip Kamberi me te cilin ka biseduar per sitauten aktulae poltike dhe ekonomike ne Bujanoc si dhe te drejta e njeriut, ne kete rast te shqiptarëve ne Luginë. Ne takim me presidentin shqiptar pos Kamberit mori pjesë edhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit te Bujanocit , Fatmir Hasnai deputet shqiptare ne parlametin  e Serbisë etj.. Nga përfaqësuesit e qeverisë është i pranishëm Zoran Stankoviq, kryetar i Këshillit Koordinues për jugun e Serbisë. Pritet që edhe ai të takohet me Presidentin e Shqipërisë.

 

Mbi 300 gazetare shqipatre, serbe dhe botërore, bashke me 300 fora polciore me uniforem epauinfiorme dhe snajperistë po ndjekin  viziten e presidenti shqiptare 

Ashtu siq ishte paralajmëruar  presidenti shqiptar ne roen 12 u gjent në mesin e shqiptareve ne sheshin Skenderbe ne Bujanoc  i cili i prit nga homolgu i tij shqiptar Shaip Kmaberi, kryetar i Bujanocit.

 

Gjatë qëndrimit në Komunat e Bujanocit dhe të Preshevës, Kreu i Shtetit me pastaj do të zhvillojë takime të veçanta me drejtuesit të këtyre komunave, do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

 

Do theksua se vizita  e presidentit shqiptare ne Bujanoc dhe Presheve ka zgjuar interesim t¨èe madhe vec nga popullata edhe nga mediat shqiptare, serbe dhe ato botërore. Sipas agjencisë lajmeve “Presheva jonë” pos Agjencise Telegrafike Shqiptare ATSH, viziten po e ndjekin edhe mediat me te medha ne Serbi Tanjug, televizoni TRS si dhje mediat tjera vendore “Presheva Jonë” dhe disa nga Kosova. Mesohet se numi i gazeatre eshte mbi 300 ish, po aq edhe police me uniforme dhe  pa uniforme, perfshirë këtu edhe snaperistë.

SHPËRNDAJE