Që nga themelimi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane(1989)me përpjekjet e Kongresistit Arbëresh Joe Dio Guardi ka punuar në kontinuitet në rrugët politiko-kombëtare,gjithnjë në bashkëpunim me udhëheqësit e Popër litikës së Jashtme në Kongresin Amerikan për kauzën e drejtë kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Me këto konstatime të rrjedhave politike dhe historike të Diasporës Shqiptare në Amerikë e nisin bashkërenditjen e aktivitetit të përbashkët LQSHA-ja dhe SHSHA-ja (Nju Jork-Çikago).
Skender KARAQICA
Nëpër këto vite thuhet në programin kombëtar,Amerika u bë dritëshpresa për kombin shqiptar që më se një shekull luftoj në kërkim të lirisë,të demokracisë dhe të mëvetësisë nga shtypja e rëndë e aparatit shtetërorë serb të Beogradit.Me duart e tij Dio Guardi për Kongresin dhe institucionet tjera relevante në Senat dhe në qarqet e politikës së jashtme Amerikane ua afroj programin me të dhënat historike,politike dhe të ngjarjeve aktuale të kohës,për të ndalur marshimin e skenarëve të gjenocidit shumëherë të përgjakur rrugëve shqiptare të Kosovës nga diktatori Millosheviç,tevona për të nisur fushatën e NATO-s për të paditur dhe ekstraduar në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës dhe për të biseduar me admnistratën e Presidentit Bush që të njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Tutje,në kuadër të këtij bashkëpunimi thuhet se gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë bashkarisht(shqiptaro-
Për aktualitetin politik shqiptar në Ballkan,këto dy asociacione shqiptaro-amerikane janë duke përgatitur Rezolutën Politike që do të dërgohet Kongresit Amerikan në Uashington,për trajtim të mëtejmë të çështjes shqiptare që ende ka mbetur pezull e orëve të politikës të dorës së shtrënguar jashtë kapertinave kushtetuese në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë dhe Çamëri.Populli shqiptar sot e ka afër miqësinë e shtetit amerikan,prandaj klasa politike duhen të kordinojnë aktivitetet poltike dhe në rrugën e mëtejme të shtendërtimit dhe të programeve për liri,barazi,kaheve demokratike të marrin model se si shteti amerikan funksionon me tërë organizmin e vetë për popullin amerikan dhe populli për shtetin e tyre(duke aluduar në mendimin e presidentit Kenedi),kështu thuhet në fund të programit të bashkëpunimit në mes të LQSHA-së dhe të asociacionit të SHSHA-së në Çikago,që u bënë thirrje të gjitha asociacioneve të SHSHA-ve në Amerikë për bashkërenditje të aktivitetit pranë LQSHA-së në Nju Jork.