Ndonëse viti 2016 u mbyll me vështirësi financiare për Samsung në 2016, sipas Strategy Analytics kjo kompani mbetet shitësi kryesor i telefonave “smart”.
Samsung ka shitur 308.5 milionë njësi vitin e kaluar ndërsa Apple zbret në vend të dytë me vetëm 215.5 milionë iPhone të shitur.
Por sipas analizës Apple mbetet me fitimet më të larta pasi çmimet e larta i kanë mundësuar të ardhura të konsiderueshme.
Kjo kompani ka përfituar 80 për qind të të ardhurave botërore dhe rrjedhimisht fitoi 44.9 miliardë dollarë nga 53.7 miliardë në total.
Ndërsa kompania e Samsung Mobile solli 14.6 për qind ose 8.3 miliardë dollarë – një numër i ndikuar pa dyshimin nga Galaxy Note 7.
Huaëei është në vend të tretë sa i përket pjesëmarrjes në treg. Seria Honor është shitur në 72.2 njësi ndërsa linja Ascend u shit për 65.7 milionë njësi http://www.albeu.com/kuriozitete/samsung-m-i-shitur-se-iphone-n-2016/292277/