Bujanoc, 13 mars – Kryeshefi i administratës komunale të Bujanocit, Ismail Pajaziti, të martën, ka dhënë dorëheqje nga posti të cilin e ka udhëhequr më se shtatë muaj me radhë, me arsyetimin e tij, për shkaqe shëndetësore, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Deri në emërtimin e kryeshefit të ri të administratës komunale të Bujanocit, këtë administratë si ushtrues detyre do ta udhëheq Fadil Haliti, i cili aktualisht ka qenë kryeshef i urbanizmit. Do theksuar se Ismail Pajaziti mori detyrën si kryeshef i administratës komunale të Bujanocit, më 29 qershor të vitit të kaluar./ Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE