“Secrets Chat” quhet risia më e fundit në një prej aplikacionet më popullore për komunikim, Viber.
Kjo risi do të jetë e disponueshme në të dyja sistemet operative, si në iOS ashtu edhe në Android.
“Secrets Chat” ofron një siguri në bisedë dhe në privatësinë e saj duke patur një enkript fundor që do të thotë se mesazhet “vetëshkatërrohen” në momentin që dërgohen në telefonin tjetër.
Po ashtu përdoruesit nuk mund të bëjnë “Screenshot” bisedën duke rritur akoma dhe më shumë sigurinë.