Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka përgëzuar Aleksandar Vuçiqin për triumfin në zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Siç ka thënë Erdogan raportet ndërmjet Turqisë e Serbisë kanë një kontribut të madhë në prosperitetin rajonal.

“Udhëheqja, vizioni dhe përpjekjet e juaja kanë luajtur një rol të madh në arritjen e bashkëpunimit dhe frymën e partneritetit rajonal që ka lënë një shenjë të madhe në marrëdhëniet tona dypalësh viteve të fundit”, ka thënë Erdogan.
“Si dy liderë të cilët janë zgjedhur gjatë qëndrimit si kryeministra besojmë se do të punojmë plotësisht për të forcuar marrëdhëniet tona sidomos në ekonomi”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenti i Turqisë.Ai theksoi se këto raporte do të përcjelljen edhe në brezat e ardhshëm. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE