Kryeministri dhe presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vucic ka evokuar për ekonomi dhe sindikata të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Në një intervistë për portalin amerikan “Politico”, Vucic ka thënë se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, atëherë do të bëhet një treg prej 20 milionë njërëzve gjë që është shumë e rëndësishme sepse ata mund të tërheqin shumë investitorë, përcjell gazetametro.net
Kur u pyet se nëse ai dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vucic ka thënë se ky projekt do të ishte në fakt një “ish-Jugosllavi plus me Shqipërinë”, përcjell gazetametro.net
“Kjo është një ide politike duke mos komprometuar sovranitetin e këtyre vendeve. Thjesht, do të rrisë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%. Kjo nuk është e mjaftueshme” tha Vucic ndër tjerash.
Vucic gjithashtu ka komentuar ish-presidentin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito’n duke thënë
“Ai ishte një diktator komunist, por një njeri shumë i zgjuar. Ai e dinte se si të lidhte njerëzit mes vete, kjo është një gjë që kemi nevojë.”