Bujanoc, 6 prill -Nje i ri Shuajb Kadriu (26) ka vdekur sot nga plagët e marrura ne firmën e kompansisë së materialeve ndërtimore “Abi-Kom” në Bujanoc, ka njoftuar Ministria e Punës dhe Politikave Sociale, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Aksidenti ka ndodhur kur i ndjeri Shuajb ka humbur jetën deri sa po punonte me vinç cka një pjesë e saj është shkëputur nga boshti. Punëtori vdic nga plagët e tij në ambulancë, rrugës për në qendrën shëndetësore në Vranjë.
Nuk ka pasur dëshmitarë okularë të aksidentit. Punëtorët e punësuar nga kompania “Abi-Kom 2011” nuk jane raportuar për sigurimin e detyrueshëm shoqëror, në përputhje me Ligjin e Punës. Madje sipas ministrise, i ndjeri paska punuar në “zezë” në këtë kompani.
Inspektorati i Punës është thënë se ka kryer mbikqyrje me rastin e vdekjes dhe lëndimet e punëtorëve në procedurë të mëtutjeshme do të marrë të gjitha masat ligjore.