Sipas ekspertëve Beyonce është këngëtarja më e ndjekur nëpër rrjetet sociale, e fati i saj bënë që të fitoj 1 milion dollarë për vetëm një fotografi të postuar.
Ajo është e vetmja nga të gjithë të famshmit që rrallë herë shihet nëpër intervista, ajo parapëlqen t’i përdor rrjetet sociale për t’i shpërndarë të rejat e fundit rreth saj, shkruan The Sun.
Sipas D’Marie Analytics, Beyonce është personi më i shtrenjtë nëpër rrjetet sociale, për vetëm një postim të saj ajo merr 1 milion dollarë.
Mesazhet që merr Beyonce janë shumë më të vlefshme se sa yjet dhe blogeret që kanë tendenca të marrin para duke e sponsorizuar Instagramin apo ndonjë tjetër rrjet social.
Njoftimi i saj në Instagram, që ajo është shtatzënë me binjake u bë fotografia më e pëlqyer në gjithë historinë e Instagramit, kështu duke marrë më shumë se 10.9 milionë pëlqime.