Forcat e Armatosura të Kroacisë, kanë treguar sot në Zagreb dy nga 16 topat më modern në botë të njohur si Haubica “PzH200” të prodhimit gjerman, të kalibrit 155 milimetra.

 

Në qendrën e Remontin në Jankomir u tha se me blerjen e këtyre topave, fuqia e zjarrit të ushtrisë kroate është rritur për shumë herë, transmeton “lajmi.net”.

 

Me këta dy topa ka filluar ardhja e armatimit gjerman të blerë nga kroatët në vlerë prej 55 milionë eurosh.

 

“Kjo na vë neve në pozitën e vendeve të NATO-s me sistemin artilerik më të mirë”, ka thënë ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Krstiçeviç.

 

Sistemi artilerik 155 milimetra L52 ka aftësi që me precizion tepër të lartë të godas objektivat e shënjestruar në largësi mbi 40 kilometra.

 

Ky armatim i ri kroat dëshmon edhe një herë për garën e madhe ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë për dominim në rajon lidhur me fuqinë ushtarake.

SHPËRNDAJE