Preshevë, 15 pirll -Milorad Acic (46) nga Zrenjaniu dhe Svetomir Djurdjevic (65) nga Velika Gradishta, u arrestuan me dyshimin e Serbisë kontrabanduar 25 kilogramë “zhive” (plumb i shkrire) dhe materiale të rrezikshme per te shitur permes Kosovës. (“U istrazi se došlo do saznanja da osumnjičeni planiraju da živu prokrijumčare na Kosovo i Metohiju”). kane raportuar mediat e Beogradit. Serbia përmes Kosovës po furnizon me armë ISIS. Arrestohen tre persona, ne mesin e tyre edhe policë, keto informacione jane te njohur edhe për Interpolin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Ne mesine te arrestuarve ehste edhe njue i treti, një polic Goran Drazhiq (47) nga Velika Gradishta, si dhe si i dyshuar edhe një qytetar Dragan Ilic (39), gjithashtu një anëtar i grupit kriminal, i cili ishte në listën e të kërkuarve. Anëtarët e Shërbimit të sigurimit kundër krimit të organizuar (SHSKKO) dhe Njësitë speciale antiterroriste (NJSA) gjatë kontrolleve të banesave në territorin e Veliko Gradishtes, Pozharevac dhe Zrenjanin, ku banonte i dyshuari, ata gjetën rreth 25 kilogramë “zhivë” (pluk i shkrire) u kap dhe transportuar në Institutin e Shkencave Bërthamore.Nën hetime janë edhe disa policë tjerë serbë.
Në shtëpi dhe banesa në Velika Gradishtë dhe në vendet përreth, policia ka gjetur 25 kilogramë merkur, e cila ishte dashur që nëpër Kosovë t’i dorëzohet terroristëve në Lindje të Afërt.
Siç merr vesh gazeta Blic e Boegrdait, edhe disa policë janë nën hetime për shkak të pjesëmarrjes në kontrabandë të kësaj materie të rrezikshme dhe priten arrestime të reja. Përveç Drazic’it, për shkak të tregtisë me zhivë, janë ndaluar edhe Milorad A. (46) nga Zrenjanini dhe Svetomir D. (65), ndërsa policia ka lëshuar fletë arrest ndaj Dragan Ilic nga Golupci (39), i cili është në arrati. Kundër Ance D (51) do të paraqitet kallëzimi penal për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë arrestimit dhe në dëgjim Drazic ka mohuar që është i përzier në të gjitha këto, vetëm ka pranuar se e njeh Dragan Ilic’in.
Kjo materie kimike, e cila është e rrezikshme, dyshohet se ka arritur në Serbi nëpërmes të rrugës së lumit nga Rumania.
Kontrabanda në Kosovë
Pasi që policia serbe e ka hetuar një kohë të gjatë këtë rast, doli se rrugët e zhivës së kontrabanduar qojnë në Kosovë.
“Ekzistojnë indikacione se merkuri ishte e dedikuar ndërmjetësve në Kosovë dhe se po dërgohet atje për një kohë. Më tutje, me ndihmën e ekipit i cii ka punuar në Kosovë, zhiva ka udhëtuar deri te blerësi i fundit në vendet e Lindjes së Afërt.
Lidhur me lidhjet e Serbisë me atentatin fundit ne Paris dhe trafikun e armeve nga Beogradi drejt Francës sot është marrur edhe e përditshmja zvicerane “Le Matin. Me titullin: Sulmet e PARIS – Disa pushkë të përdorura nga autorët e 13 nëntor u prodhuar në Serbi. (Plusieurs des armes utilisées viennent de Serbie”), transmeton “Presheva Jonë”. Gazeta në fjalë në vazhdim ka shkruar se “Shumë nga armët e përdorura nga ISIS ne Paris vijnë nga Serbia është ky titulli i shkrimit te gazetës zvicerane “Le Matin” duke bere fjalë mbi terrorizmin ndërkombëtar, gjegjësisht rreth sulmit te ISIS-it me 13 nëntor ne Paris dhe lidhjet e terroristeve me Serbinë dhe trafikun e armeve Serbi via Fance.
Armët e Serbisë në duart e terroristëve në Francë
Miliona armë automatike pas luftës në Serbi, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë janë vjedhur dhe shitur për konsumatorët në Evropën jugore, një pjesë e madhe ete cilave përfundoi në Francë, kane shkruar mediat franceze. Është vlerësuar se në Francë ka rreth 20 milionë armë të paligjshme te cila kryesisht janë me orgjinë nga Ballkani.
Nuk është kjo hera e parë qe mediat botërore drejtojnë gishtin për furnizimin dhe trafikun armeve nga Serbia ne drejtim te Francës apo vendeve te BE-së. Për trafikun e armëve flet edhe TVF-2 duke transmetuar një raport te policisë franceze ku thuhet se ne vitin e kaluar janë kontrabanduar mijëra armë, sidomos kallashnikov nga Serbia në drejtim të Francës, transmeton “Presheva Jonë”.
Mediat franceze dhe ato botërore kane shkruar se në disa vende të ballaknitAK-47 sot mund ta blesh vetëm me 1.000 deri 1.100 €, apo një kallashnikov në Serbi vetëm me 50 deri në 100 euro. (“La Liberation: Un trafic d’armes entre la Serbie et la France démantelé. Les policiers français et serbes enquêtaient depuis plusieurs mois sur ce trafic entre les Balkans et la région parisienne.”).