Kompania “Solid” nga Suhareka ka shprehur interesim që përveç hapësirave të ish-fabrikës ÇIK” në Preshevë, të zgjerohet edhe në zonën industriale

Metali Krasniqi

Preshevë, 14 prill – Prefektja e Preshevës, Ardita Sinani, ka takuar, të mërkurën, Ahmet Kuçin, përfaqësuesin e kompanisë “Solid” nga Suhareka, me ç`rast kanë biseduar rreth bashkëpunimit me udhëheqjen e komunale të Preshevës, pikërisht për hapjen e kapaciteteve prodhuese në hapësirat e ish-fabrikës “ÇIK”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Gjatë këtij takimi, prefektja e Preshevës, Ardita Sinani, i ka ofruar përfaqësuesit të kompanisë “Solid” garantë se komuna e Preshevës do të merr për obligim përshpejtimin e procedurave administrative në kuadër të pushtetit lokal dhe se do të angazhohet në ministrinë e ekonomisë që me të gjitha format të sigurohen subvencionet për kompaninë “Solid”, duke hedhur poshtë akuzat e deritanishme për pengimin e hapjes së kësaj ndërmarrjeje. Përpos informimit të prefektes së Preshevës, me procedurat e arritura dhe hapat vijues të nevojshëm, Kuçi ka shprehur interesim që përveç hapësirave të ish-fabrikës “ÇIK” në Preshevë, të zgjerohet edhe në zonën industriale. Takimi i sotshëm i cili zgjati më shumë se tri orë, shënon edhe fillimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes kompanisë “Solid” dhe Komunës së Preshevës pas ndryshimit të udhëheqjes së saj, ka thënë në fund të takimit prefektja e Preshevës, Ardita Sinani.

 

SHPËRNDAJE