Serbja e Beogradit N.L: Ato media që shkruajnë keq për shqiptarët, jam e sigurt se nuk i njohin mirë ose bëjnë propagandë!
Preshevë, 19 prill -“Shqiptarët nuk na urrejnë, përkundrazi më kanë dashur dhe pse unë jam serbe, bila ata më ndihmuan më shumë se shkiet e mi. Kjo dëshmon se me ta kam jetuar e rritur bashkë pa kurrfarë problemi qe 18 vjet, shkuajnë mediat serbe, të cilat kanë sjellë sot një reportazh me një serbe dhe bashkjetesën e saj me shqiptarët, transmeton “Presheva Jonë”.
Ajo jeton qe 18 vjet në Ulqin me shqiptarët dhe është krenare për këtë fakt. Ajo thotë se ata e kanë ndihmuar e saj më shumë se serbët dhe malazezët së bashku. Ky është rrëfimi i një vajze 23-vjeçare që u rrit në qytetin jugor te Malit të Zi.
“Kur unë ju them njerëzve në Beograd se unë u rrita me ta në Ulqin, komenti i tyre i parë është: “Oh, Zoti im, si mundesh të jetojsh atje, vetëm me shqiptarë!” Kurse përgjigjja ime është e menjëhershme: “eh të dashur të mi, mos ju ardht mërzi këta shqiptaret mua dhe familjen time më ka ndihmuar më shumë se çdo shka dhe malazias”.
“Paragjykime të tilla për shiptaret vijnë shpesh nga njerëz që kurrë nuk kanë vendosur këmbën në këtë qytet, ose nuk kanë takuar një shqiptar”, thotë serbja me origjinë nga Beogradi.
“Unë isha vetëm tre vjeç kur kanë lëvizur. Shqiptarët na kanë pranuar mirë edhe pse të gjithë e dinin kush ishim, çfarë jemi, çfarë u kemi bërë atyre dhe ku jemi. Unë shkova në shkollë me katolikë, myslimanë dhe ortodoksë. Ne kurrë nuk ndaheshim nga grupe të vogla, ne ishim të gjithë si një komb dhe ne ishim të interesuar aq në fe” thotë serbja N.L.
“Kur ne u zhvendosëm këtu, ne nuk kishim në xhep asnjë qindarkë. Ne nisëm jetën dhe biznesin duke shitur rroba në rrugë, por ne ishim nën presion të inspektorëve vazhdimisht”, vazhdoi ajo.
Ajo thotë se mori 350 marka me qira një tezgë në qendër të qytetit dhe ka filluar punën. Atë e ndihmoi një xhaxha i panjohur shqiptar, i cili mbajti një kafe nëpër tregjet suvenire. Babai i saj shkoi në këtë restorant dhe kishte falënderuar shpesh shqiptarin për këtë gjest.
“Mos me keqkuptoni, du t’iu them një gjë. Unë jetoj sot në Beograd dhe Serbinë e dua më së shumti në botë, por ajo çka më dhemb është kur dëgjoj fyerje të larmishme në lidhje me njerëzit me të cilët e kam ndarë edhe kafshatën e bukës”, shton serbja.
“Ne të gjithë e mbajmë mend ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri që çoi për pak në konflikt. Shqiptarët dolën në rrugë për të festuar dhe të gjithë serbët menduan se ata demonstruan. Nuk kishte trazira, por mediat serbe janë të prira për propagandë dhe kanë ekzagjeruar situatën në tërësi” ka thënë në fund N.L.