Pamje te tankeve luftarake serbe jo vetëm natën,. tash edhe në pikë të ditës lëvizin në midis Preshevës, kur fëmijët shkojnë e kthehen nga shkolla shkolla?!
Preshevë, 29 prill -Presidenti serb Aleksander Vuçiq, pas zhvllimeve të përgjakshme në parlamentin e Maqedonisë, ka deklaruar mbrëmë në median serbe se Serbia ngriti gatishmërinë luftarake. “Serbia të qëndrueshme dhe paqësore, ngriti gatishmërinë luftarake” ka thënë Vuqiç.
Këtë gjë e dëshmojnë edhe lëvizjet e dendura të ushtrisë me aterleri të madhe luftarake në Luginën e Preshevës të cilat forca po përqendrohen në vendbanimet shqiptare në kufi përballë Kosovës dhe Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Tension në Luginën e Preshevës…. tanke, topa e ushtarë, mësyjnë territoret e banuara nga shqiptarët
Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë, mbrëmë se edhe pse Serbia është në gjendja gatishmërie për luftë, qytetarët nuk duhet të frikësohen.
Në pyetjen nëse ky ndryshim i bërë në drejtim të Maqedonisë dhe a ka një rrezik të derdhjes nën kontroll të jostabilitetit në Serbi, Vuçiq thekson se “e rëndësishme është për të dalë me deklarata kujdesshëm dhe të kujdeset për çdo fjalë. Unë mendoj se Serbia ka reputacionin më të lartë në Maqedoni dhe se ajo ka bërë më të mirë..”
Kur u pyetën se cila nga deklarata është më e rrezikshme, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu, Vuciq përsëritur se ishte një veprim i koordinuar. Ramush Haradinaj arriti në Prishtinë përsëriti se ai nuk kishte për shaka se ai duhet të vijë në një luftë nëse nuk do lirohej. Dhe e gjithë bota të dëgjojë më të tmerrshme, deklaratë patologjike..
Mësohet se nga dje dhe gjatë tërë datës se sotme ka pasur lëvizje dhe ardhje të forcave të mëdha ushtarake dhe policore, me qëllim të shtrëngimit dhe kontrollit në zonat, rrugët e Preshevës në drejtim të Tbanocit dhe Llojanit në kufri me Maqedoninë si dhe anën tjetër të Luginës së Preshevës në Dobrosin dhe Konçul kufi në Kosovën, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Tanke luftarake serbe jo vetëm natën,. tash edhe në pikë të ditës lëvizin në midis Preshevës, kur fëmijët shkojnë e kthehen nga shkolla shkolla?!
Fshatrat e këtyre zonave sikur edhe në në Karadakun e Preshevës ndihen të frikësuar dhe në panik nga kjo prezencë e madhe ushtarake dhe xhandarmëri serbe në këto vendbanime shqiptare.
“Muajve të fundit, sidoms këtyre ditëve kemi vërejtur shtimin e forcave të mëdha ushtarake, policore dhe të xhandarmërisë serbe në fshatrat tonë. Ata vijojnë nga Buanoci dhe instalohen në fshat sidomos atje lart, në kufi me Kosovën. Këto forca vijnë sidomos në orët e vona të mbrëmjes, pasi të bien në gjumë fshatarët, sigurisht që të mos bien në sy. Por artileritë lufarake, tanke luftarake shohim edhe në pikë të ditës n’midis Preshevës, kur fëmijët shkojnë apo kthehen nga shkolla?! Dhe kjo sinqerisht ka shkaktar panik dhe frikë tek banorët, sidomos bujqit dhe fëmijët që ruajnë bagëtinë, sidomos tash kur të hapen shkollat do të jetë problem i madh dhe nuk dimë hiç si ja bëjmë..” kanë deklaruar një grup fshatarësh të cilët sot u gjenden në terren me përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare.
Sa i përket liderëve dhe pushtetit lokal deri tash ende s’ka ndonjë reagim serioz për këtë gjendje të tensionuar apo lëvizje të mëdha të forcave ushtarake serbe në Luginën e Preshevës, që në njëfarë mënyrë edhe dëshmoi edhe shefi i Trupit Koorinues Zoran Stankovic i cili tha se “Luginën e kemi nën kontroll”.