Sa i përket kësaj të fundit, Hagës, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka siguruar nga dy gjykatat ndërkombëtare (ICTY dhe specialja për Kosovën) se Ramush Haradinaj nuk ka të bëjë asgjë me to. Edhe zyrtaret e Inteprol-it me qender te Lion te Francës kishin deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se Haradinaj nuk ishte arrestuar me urdhërin tonë.
“Tribunali ynë në Hagë për ish-Jugosllavinë e ka kryer me ish-kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj dhe nuk dimë se çfarë fshihet, çfarë lojë është duke u bërë me të. Për më shumë mund t’i pyetni zyrtarët e Parisit, Beogradit apo Prishtinës mund të dijne ndoshta më shume. Sa i përketë neve, ai është i lirë. Për këtë ai ka dëshmuar dy herë në Hagë. z. Haradinaj nuk e ka vendin as në France as në Serbi, por në Kosovë..” ka thënë për Lillyana Pitesha , zëdhënëse se ICTY-ne në Hagë.
Ngjashëm ka thënë sot edhe Avis Benesh nga Gjykata speciale për Kosovën.
“Specialja nuk ka lidhje me arrestimin apo izolimin e Ramush Haradinajt në Francë, ndryshe ai do te arrestohej në Kosove dhe jo atje. Prandaj kjo afere s’ka asgjë të bëjë me tribuanlin tonë për krime ne Kosovë”, ka pohuar Benesh zëdhënëse e Gjykatës speciales në Hagë.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj per kate rmuaj rresht u mbajt i izoluar në Francë si pasojë e një fletarresti të bërë nga Serbia. Pos disa deklaratave “n’hava” me këtë rast nuk është marrë apo protestuar nga askush seriozisht nga ana e shteti i të cilit i takon Haradinaj, përveç partisë së tij, pos OVL dhe popullatës shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës me nje se rprtestash. Themi kështu sepse autoritet franceze kanë deklaruar se asnjehere nuk kishin marrur ndonjë kërkesë zyrtare nga Prishtina për lirimin e tij.