« Popullata e Luginës mbështet pavarsin e Kosoves në kufijt aktual të tanishëm dhe nëse ndodh ndryshimi i tyre Lugina natyrisht do të insistojë me cdo kusht t’i bashkangjitet Kosovës. Pra faktori politik shqiptar do t’i përmbahet kësaj platforme deri në momentin që kuvendi i këshilltarëve shqiptar nuk ndryshon atë… » ka deklaruar sot lideri i Bashkimit Demkratik të Liginës dr.Skender Destani për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë »
Preshevë, 9 shkurt/AIK-Presheva Jonë
Nëse serbët e Kosovës realizojnë Referendumin e përfolur apo farë statusi special në Kosovë, atëherë cilat do të ishin qëndrimet e juaja, do të kërkoshit edhe ju ngjajshëm dicka të tillë si dhe për perspktivën e tri qendrave (Medvejgë, Bujanoc dhe Preshevë) të banuara me shqiptarë etnik në kufi me Kosovën dhe Serbinë lideri i Bashkimit Demkratik të Liginës dr.Skender Destani për agjencinë informative kombëtare « Presheva jonë » është përgjigjur se : « Faktori politik shqiptarë përmes Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë me 2006 ka aprovuar platformën politike ku në pasuesin e fundit të saj përvec tjerash thuhet se: Përkrahim parimet e grupit te kontaktit per mos ndryshimin e kufijve e që do të thotë se pranojmë pavarësinë e Kosovës ne kufijt e tanishem. Kurse, faktori nderkombëtar ndryshon nëse ndyrshon nga këto parime, pra vjen deri te ndryshimi i kufijve të Kosovës , atëherë shqiptarët e Luginës aktivizojnë Referendumin e 1 dhe 2 Marsit – 1992 pjesen e dyte të saj e që ka të bëjë me bashkangjitjen e Luginës me shtetin amë Kosovën… »
Nga kjo mund të konkludojmë, pohon në vazhdim z.Desatni se popullata e Luginës mbështet pavarsin e Kosoves në kufijt aktual të tanishëm dhe nëse ndodh ndryshimi i tyre Lugina natyrisht do të insistojë me cdo kusht t’i bashkangjitet Kosovës. Pra faktori politik shqiptar do t’i përmbahet kësaj platforme deri në momentin që kuvendi i këshilltarëve shqiptar nuk ndryshon atë…
Kurse rreth recipricitet ekonomik dhe poltik mës serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginës së Preshevës kryetari i BDL-së pohon se « Sa i përket kësaj ceshtje edhe per kete jemi deklaruar shume here se kerkojme reciprocitet ne te drejta me serbet e Kosoves ,pra ate cfar realizojn serbet ne Kosove të njejten gjë e kërkojmë të realizohet edhe ndër shqiptarët e Luginës së Preshvës dhe ketu asesi nuk do te kete lëshim pe për asnjë kusht.