Bujanoc , 5 maj -Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq po qëndron në Luginën e Preshevës i cili ka takuar pothuajse të gjithë liderët shqiptarë dhe serbë. Komisari i qeverisë serbe Strankovic edhe pse nuk kishte në agjendën e takimeve, Jonuz Musliun, ai megjithatë sot është takuar në Bujanoc kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz cili sa është kthyer nga Prishtina, i cili sa është kthyer nga Prishtina pas disa takimeve në Qeverinë e Kosovës.
Mund të thuhet se takimi i Stankovic për dallim nga i i djeshëm në Preshevë, nuk ishte u butë, ishte më i ashpër dhe me tone të “nxehta” të cilat dëgjoheshin edhe në rrugë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Musliu në sy Stankovicit: Unë s’kam përmendur kurrë “Shqiperinë e madhe” siç propagandojnë nga Beogradi. E kam thënë dhe sërish po e them se Lugina Preshevës i takon Kosovës, nëse sot jo, nesër po!..
Është mësuar se ky takim më shumë “duel” se sa vërtetë takim meqenëse bashkëbiseduesit Jonuz Musliu “flakë e kanë çu” njëri flet për “Shqipërinë të Madhe” e tjetri për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Pas takimit, Stankoviç tha se zotëri Musliu asnjë fjalë nuk foli rreth “cenimit të integritetit të Serbisë”
Përndryshe, takimi në Bujanoc ishte takimi i parë i kryetarit të Trupit Koordinues dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, pas deklaratave të fundit nga Jonuz Musliu për bashkimin e Luginës së Preshevës konformë referendumit gjithëpopullor të 1-2 marsit të viti 1992 dhe kartës së OKB-së që ju mundësonjë një proces të tillë popujve autoktonë.
Musliu ka thënë se ai asnjëherë nuk e kam përmendur “Shqipërinë e madhe”.
“Unë nuk kam përmendur kurrë “Shqiperinë e madhe” siç propagandojnë nga Beograd. E kam thënë dhe sërish po e them se Lugina Presheves i takon Kosovës, nëse sot jo, nesër po!..”
Ndërsa sipas Stankvic “takimi me z.Musliu ishte një nga mbledhjet e rregullt që ne kemi, dhe mund të them se ka pasur tone jo harmonike.. ”
Në takim u diskutua dhe për problemet me tekstet shkollore në gjuhën shqipe dhe në hyrjen e ardhshme në departamentin e Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc.