Është vrarë kryetari i komunës së Bogovinës në Tetovë, Hazbi Idrizi, ndërsa një tjetër person është plagosur rëndë, kanë bërë të ditur burime jozyrtare nga Spitali i Tetovës.
Vrasja, siç bëhet e ditur jozyrarisht, ka pasuar një zënkë verbale ndërmjet kreut të kësaj komune dhe një ish të punësuari.
Idrizi, është qëlluar me gjashtë plumba, sipas burimeve të para policore.
Hazbi Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës.