Sipas agjencie se lajmeve “Presheva Jonë”, luftëtaret me origjine shqiptare ne Siri me flamur kombëtar perballe forcare ruse dhe serbe qe po ndihmojne diktatorin Al-Assad.
Që kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial të Bashar Al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani, ku luftëtaret serbët në krah të Al-Asaadit, kurse shqiptarët kundër tij.
Sipas burimeve të njëjta kundër kësaj diktature të Al-Saad-it janë duke luftuar me rebelët rreth 600 rekrutë nga Ballkani, ku një numër i konsiderueshëm, mbi 400 janë shqiptarë nga viset e ndryshme të Ballkanit. Vetëm nga Kosova janë mbi 150, nga Shqipëria 120 dhe të tjerët nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Numrin 400 luftëtarë vullnetarë shqiptare e arrijnë, nëse i llogarisim edhe shqiptarët në perendim.
Ky është lajmi i fundit që vjen nga Siria e largët, që prej marsit të 2011, kur nisi konflikti, numëron 20 mijë viktima, dhe ku jetojnë 5 mijë shqiptarë.
Ndërkohë që Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë për gazetën “Presheva Jonë” ka thënë se janë mbi 10 mijë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova që jetojnë në Damask dhe lëshoi akuza të ashpra ndaj Prishtinës e Tiranës se i ka lënë në mëshirë të fatit.
“Shfrytëzoj rastin që ta theksoj një informacion mjaftë të rëndësishëm, me të cilin shumë pak merren mediat tona, por edhe qeveria jonë: sot në Damask gjenden mijëra e mijëra shqiptarë të pambrojtur”, ka thënë myftiu Tërnava për “Presheva Jonë”