Në fund të sezonit zyrtarisht Barcelona do të prezantojë trajnerin e ri. Drejtues të Barcelonës kanë arritur marrëveshjen me trajnerin Ernesto Valverde por ai do të prezantohet pas finales të Copa del Rey për të respektuar punën e Luis Enriques, shkruan “Mundo Deportivo”, transmetonSYRI.net.
“Deri të hënën me 29 maj, pas finalen e Copa del Rey, nuk do të ketë asgjë”, ka deklaruar zëdhënësi i ekipit nga “Camp Nou”.
Kujtojmë që kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës kanë qenë edhe Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez.