Preshevë, 29 maj   -Zgjedhjet ne Presheve kaluan, u mbajtën si u mbajten, fitoi kush fitoi, ja futi kush, kujt ja futi..shpërtheu lajmi se ne krye te Komunes se Presheves erdhi nje femër me emrin Ardita Sinani. Kjo e emëruara e Riza Halimit ne krye te komunës se Preshevës u fol dhe u shkrua vetem tri dite e para. Madje emërimi i saj ne krye te “opshtinës” u cilesua si “historike” bile edhe “Presheva Jonë” shkroi ashtu me ymyz se po bahet mire, besa edhe me i dhanë  pak vullet, zemër kësaj qike me zero pervojë politike.

 

Por pas tri diteve nami, ajo me pas zhduket, sa që pyesin qytetaret sot e kesaj dite se Presheva a ka s’ka kryetar komune?! Te perkujtojme  vetem delaraten e saj të fundit servile se “nuk pranon këmbim te territoreve” dmth  sipas saj  “Presheva mbetet pjese  e Serbisë”, pamverësisht nga ekspertët, diplomatët dhe kongresmenet amerikanë së fundit e thone te kundertën, e thone haptazi se Presheva sot a neser do te jete pjesë e Kosovës!  Por sot, fatkqesisht sipas nje sandazhi, Presheves së  saj (Ardites) as ne Serbi disi spo i shkon mbare. Ajo eshte radhitur e  fundit si komuna me jo transparente, me e dobët  dhe me e korruptuar?!

 

Komuna e “Hyllari Clintonit” (Ardita Sinanit) në fund të listës, qyteti më i dobët, më i korruptuar ne rajon

“Panceva e para , Presheva e fundit” (“Pancevo most transparent, Presheva at the bottom of the list..”)  i kane thenë sot agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” zyrtaret e OSBE-së sipas të cilve nuk eshte dicka ne rregull ne këte komunë, cka po deshmon edhe eskodi i madh i te rinjve muajve te fundit nga Presheva, largmi ky me i madh se ne komunat tjera ne Luginë?!..

 

Panceva është qeveria më transparente lokale në Serbi dhe Preshevës ka mbetur në fund të indeksit shkallë të transparencës, qe nenkupton edhe me e korruptuara, sipas një organizatave qe ka zhvilluar se fundit një sondazh ne bashkepunim me OSBE-në

Organizatoret e kesaj ankete kane premtuar zyrtarët e OSBE-së se rezultatet do të dërgohen në Agjencinë për luftën kundër korrupsionit, pasi që ky hulumtim është publikuar një muaj para skadimit të qyteteve dhe komunave janë të bazuara në Planin e Veprimit për Kapitullin 23 integrimin evropian, dhe i cili parashikon miratimin e planit anti-korrupsion. Ai shtoi se vullneti politik është një faktor vendimtar në realizimin e transparencës në qeveritë lokale.”

Hulumtimi është kryer në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Serbi. Komunat janë renditur në bazë të 86 treguesve nga e cila rrjedhin përgjigjet nëse ekziston një kategori apo jo në një komunë të caktuar.

SHPËRNDAJE