Disa që për këtë vend kurrë nuk kanë vujt,
E ja kanë kthyer shpinën bash atëherë kur është dashur me se shumti me rujt.
E na ktu bojna gajret edhe pse hiq nuk është e lehtë,
Mëshira e Zotit është e madhe që e ka për robin e vet.

A je lodhur vendi im
Nga të gjitha fatkëqsitë?
A je lodhur Medvegjë
Për ty a ka ende shpëtim.?

A kujtohesh nga vendasit në çdo problem e çdo hall
Apo duhet gjithmonë të shihemi vetëm kur ka një maje?

Edhe t’mira që t’bëjm per ty sna lejojnë!
Votën për shqiptarë kur dojmë ta hedhim
Dalin në kufi me orë na bllokojnë.

A hiq kurfar drejte skam
Adresën e vendlindjes time unë ta kam??
Apo duhet të gjitha vendbanimet ti fshini Shqiptarë sa më pak këtu të shihni??

A të dhemb kur gjithmonë të lëndojnë?
Kur nga t’i të gjithë largohen?
Si ndihesh oj Medvegja ime,
Kur nxënësat shqiptarë për një flamur t’i arrestojnë???

Vjen Rama e Nishani,
Thanë: “po shkojmë në Luginë”
Unë met vërtetë nuk e dija që Medvegjën aty nuk e përfshijnë!!
Me duk ata nuk e dinin që në odë të huaj ne nuk mund të presim musafir!

Çdo shpresë e ëndërr tashmë u vra,
Librat në gjuhën shqipe edhe sa gjenerata s’kan mi pa???

Çdo ditë po vërtetohet
Që pakicës per ty i intereson.
Faleminderit të gjithë atyre shqiptarëve që kurrë s’të lëshuan,
Dhe çdo ditë për ty luftojnë.

Kurrë dëshirën askush mos t’ju largon,
Në Medvegjë për të shkuar,
prap mblidhemi si dikur,
Ty Medvegje nuk të lëshojmë kurrë.

Lirona Zuka

SHPËRNDAJE