Preshevë, 11 qershor -Sot mbahen zgjedhjet ne Kosovë qe do te ndiqen  nga 30 mije vëzhgues të OSBE-së dhe monitorë nga vendet e ndryshme botëre, bashke me ta edhe mbi 300 gazetare te huaj.

 

Me shume votues se banorë. KQZ: 1.872.941 votues. CIA: Kosova ka 1.804.838 banorë

Agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ia ka rene ne sy nje shifer sa e dyshimt po aq edhe kontradiktore, ku nga KQZ thuhet se “në zgjedhjet e 11 qershorit, te drejtë vote kanë  1 milion e 872 mijë e 941 votues.” Ok, po shtrohet pyetja Kosova sa banore i pat ?! Dihet se mbi 20 per qind e popullsise ne Kosove eshte nëm moshen 18 vjecare. Nese e vejme lapsin normalisht sipas shifrave te KQZ (me 1.872.941 me drejte vote) del se Kosova paska mbi 3 milion banore ?! Apo KQZ me shifren 1.872 mije paska futur edhe shqiptaret nga Kosova Lindore (Lugina e Preshevës), ka shkruar me sarkazem “Presheva jonë”. Keto lojra e manipulime me shifra te fyrera te votuesve (ndoshta edhe m persona te vdekur) sigurisht mediat kosovare nese ka ndonje gazetar investigativ) do t’i zbulojnë nese duan dhe nëse nuk kanë frikë nga patronet e tyre politik.

 

Dikush, arsyetimin e  numri te votuesve e arsyetojne se ata qe i kane pasur vitin e kaluar 17 vjet, sivjet ata i pasakn bërë 18 vjet, me te drejte vote. Ok, pra  mire, shyqyr. Po ama shqiptar a nuk vdesin kurrë a?! Shqiptarët a nuk ikin kurre  nga Kosova a? Shqiptaret a nuk kane hequr dore nga pasaportat Kosovare  a ?..T’ju kutojme sipas  burimeve zyrtare “rreth 40 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës” ?!

 

Si mund te jen 1.872.941 votues kur keto dy vitet e fundit Kosovëne e leshuan mbi 200.000 kosovare?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve nga CIA dhe prishtina zyrtare del se sipas regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2011 numrin e popullsisë e vendosin në 1.733.872, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000 ndersa burime të inteligjencës amerikanë (CIA) paraqesin vetëm 1.804.838, sipas vlerësimit më të fundit të korrikut 2009 (CIA: Population: 1,883,018 – July 2016 est.)

Se ku e ka gjetur ket shifer ( 1.872.941 me drejte vote) KQZ duhe ta justifokoj, nese s eshte porosi nga ndonjë  parti apo ndonje bosi politik?!  Ose si mund te jen 1.872.941 votues kur keto dy vitet e fundit Kosovëne e leshuan mbi 200.000 kosovare?!, ka shkruar agencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Per fund, Mërgimet e kosovarëve gjatë kësaj periudhe, si dhe të rënët gjatë luftës, kanë penguar rritjen e pritshme të popullsisë, me gjithë shtimin natyror prej 12,7 për 1.000 banorë.  Pamvaresisht se flitet se ne dipaore sot ka mbi 1 milion  shqiptare kryesisht nga Kososva (Zvicer mbi 300 mije) (Gjermnia m bi 400 mije) e vende tjera nga 10 e 20 mije si ne Belgjike, France, Itali e vende te BE-së duke mos llogaritur ketu SHBA-te. Ndersa Ministria e Diasporës regjistroi vetëm 342 mijë e 803 qytetarë nga diaspora?!

SHPËRNDAJE