Prishtinë, 11 qershor -«Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet edhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesëmarrja e tyre nuk është ilegale nëse ata posedojnë pasaporta kosovare apo dy nënshtetësi…. » ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë »
Mb i 20 mije shqiptare nga Lugina e Presheves me pasaporta te Kosovës
Zyrtare te KQZ sot pa hyre ne shifra te sakta, kane pohuar agjencise se lajmeve “Presheva jonë” se në zgjedhjet e sotme ne Kosovë po votjne pjese edhe mije shqiptare nga Lugina e Preshevës. Ndryshe sipas burime te agjencisë së lajmeve „Presheva Jonë“ mesohet se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta kosovare, por edhe serbe. Ne mesin e këtyre “kosovarëve” ne territorin e Kosove jetojne mbi 3000 shqiptare nga Lugina e Presheves pa “letra”, fare pa identitet. Bazuar nga te gjitha keto shifra del se me te drejte vote sot ne Kosovë janë mbi 10 mije shqiptare nga Lugina e Preshevës .
Qyetaret nga Lugina ne zgjedhjet ne Kosovë: Beogradi dhe Prishtina po luan ping pong me ne, në cdo kater vjet ?!
Gazetaret e “Presheva jonë” sot ne terrren ne disa pika vendvotimi si ne Gjilan, Prisjhitne, Fushë Kosovë ka konaktuar qytetaret ngas Lugina e Presheves me dy apsaporta n xhep (te Kosoves dhe te Serbisë) te cilet kane daluir te votojne. Fadili, Albani, Skyfteri, Muhamedi, Skender, Janina, Dilaveri nga Lugina e Preshevës thone se kemi dalur te votojme per nje qeveri e cila do te perkujdeset me shume për te djreta tona kombëtare ne Luginen e Preshevës.
Kurse disa tjere ne Fushë Kosovë sikur Shpresa, Ahmeti, Enveri, Avdyli, Begzadi, Rrahmani, Dashnimi thone se kemi dalur te votojme per ta shporrur partite te cilat injoruan Luginen e Preshevës dhe nga dhane premtime te kota vitetve të fundit me diplomat dhe tekstet shkollore. Kurse nje tjeter grup i vogel i te rinjve, kryeisshrt studente ne Prishtine te cilet i takuam ulur para shkalleve te teatrti ne sheshin “Skdenrbe” kane pohuar se “ne nuk e kemi ndermend te votojme për askend, sepse per ne hë votove he s’votove krejt një. Beogradi dhe Prishtina po luajne ping-pong me ne shqiptaret e Lugines se Preshevës te cilet na permendim dhe me te sjellshem behen me neve ne cdo kater vjet sa here qe ka zgjedhje ne Serbi dhe Kosovë..”