Presheve, 6 korrik -Një ekip i Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” në këto ditë vape ka vizituar dhjetra refugjatë në Preshevë. Nga ky takim me emigrantent nga Pakistani, Afganistani, Siria e vende tjera nga lindja të prekura nga lufta që po zhvillohet atje, është është mësuar mbi situatën dhe gjendjën e tyre në Luginën e Preshevës, konkretishtë në kampin e ngritur në qytetin e Preshevës ku edhe janë të stacionuar.
Keta emigrante i kanë thënë Agjencisë së Lajmeve “Presheva Jonë” se ne pergjithesi janë të kënaqur me sjelljet e autoriteteve lokale e sidomos me mikpritjen e popullatës në Preshevë. Qytetarët sic thanë ata, shpesh herë solidarizohen në këto ditë vere duke iu ofruar gjësende të ndryshe të domosdoshme në këto ditë vape. Një aksion të tillë, sot ka ndërrmarë edhe ekipi i Agjencisë tonë të cilëve iu ofroi ushqim dhe pije (Buke, Burek, Kifle, Pitalka, Bostan si dhe pije të ndryshme freskuese). Me ta u ndamë duke na uruar në shenjë falemderimi kurse ne i uruam që të arrinë në destinacionin ku ata e kanë qëllimin.