(Lezbali,22 qershor 1937-12 shkurt 2009,Preshevë)
Sot më 12 shkurt 2012, mbushet tri vjet nga shkuarja në botën e amshimit e babait tonë të nderuar, gjyshit të dashur dhe familjarit të respektuar
Është vështirë të shkruhet përkujtimi për TY BABË. Kjo datë në kalendarin tonë është më e vështira për ne, sepse u ndave ashtu siç ke dashur dhe ashtu siç iu ke lutur Allahut. Madje u ndave duke mos na mërzitur e duke mos na kërkuar as më të voglën ndihmë.
Nuk u lodhëm aspak për TY babë, sa të patëm. Me TY muaji na dukej një ditë e dita një orë, e tash janë ndaluar akrepat e orës dhe as pranvera nuk na duket pranverë.
Puna dhe sakrifica juaj, tash pas vdekjes sate, bëjnë që fjala BABË të peshohet edhe më shumë, dhe mungesa e juaj të na rëndojë edhe më shumë. Vdekja jote është humbje e madhe për familjen tonë. Dhembja dhe lotët nuk kanë fuqi të shprehin mungesën tënde. Asgjë nuk e ngroh shpirtin tonë sikur fjalët e tua të urta e të ëmbla.
Kemi nevojë për ty, për këshillat tua dhe për prezencën tënde. Jemi shumë krenarë që të patëm dhe kurrë nuk do të JU harrojmë. Lotët për ty do t’i shndërrojmë në punë, dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin ashtu siç na udhëzove tërë jetën.
Me lotë në sy të përkujtojnë me mall: Bashkëshortja: Haxhike Tevidja, djemtë: Begushi, Selajdini,Nefaili dhe hoxha-Sadati , vajzat: Zejnepi, Shyhretja (Zvicër), Selvija (Corroticë) dhe Shehzadja (Belgjikë) Të përkujtojnë me mall familja dhe mbarë farefisi Maliqi nga fshati Lezbali dhe nga Presheva. Të përkujtojnë ata që i deshte dhe të respektuan si bashkëshort, si babë, si vëlla, si axhë, si dajë, si vjehërr, si mik … si intelektual dhe burrë bujar.