Falë lajmeve korrekte, raporteve të shpejta, intervistave ekskluzive me personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare ka bërë që Agjencia informative kombëtare « Presheva jonë » jo vetëm se po e deshmon emrin e saj me sensibilizmin e cështjes shqiptare, sidomos asaj të Luginës së Preshevës, por ditë sa vie ajo po shton lexuesit, vizitorët e vetë.me një fjalë miq të vetë. Shoku i mirë me shumë miq, do të thoshte ndokush. Për këtë suksese dhe rritjen e hovshme të vizitorëve sot ka njoftuar agjencinë tonë edhe kompania nga e cila drejtohet dhe mbikqyret agjencia jonë.
Agjencia »Presheva jonë» siq kanë shkruar ditë më parë mediat shqiptare ka kaluar provimin e një agjencie serioze madje edhe me nivel ndërkombëtar. Pse ndërkombëtar ?.. sespe nuk kalon ditë që mediat tona shqiptare në ballkan por edhe ato botërore t’mos e citojnë raportet e « Presheva Jonë » ku nga agjencia mediat shërbehen vazhdimisht me shkrime të larmishme nga aktualiteti dhe intervista. E dime se për agjenci të mëdha informative botërore këto suksese dhe shifra janë ndoshta shume të vogla, por për ne si agjenci, që kemi filluar para një viti e pak muajsh, nuk jan edhe aq pak. Mbetemi me shpresë se këto suskese do të na sherbejnë për motivim dhe perfeskionim të metutjeshëm në begatimin e faqes web faqes sonë me shkrime edhe me të mira dhe të bollshme për lexuesit tanë.
Për fund, ndoshta nuk është kolegiale për të dalur kështu publikisht me këto të dhëna, që në fakt mediat apo portalet tona (jo edhe ato ne perendim) nuk dalin kështu, për cka ato vetë më së miri e dinë. Ndosha nuk eshte as për ne modeste, por për hirë të transparencës dhe fundja kur kemi cka të tregojmë, pse t’mos gëzojmë edhe ne lexuesit, vizitorët tanë të regullt dhe ata të ndjehen krenar se prej njoftohen, prej nga e marrin lajmin e parë mbi zhvillimet nga vendlindja e tyre, nga trojet tona etnike dhe padyshim nga diaspora…
“Presheva Jonë” ka intervistuar për një vit mbi 100 personalitetete kombëtare dhe ndërkombëtare nga politika, sporti dhe yje botërore të Holliwoodit… ja vetëm disa nga ta…
Agjencia informative “Presheva Jonë” nga 28 Nëntori i vitit të kaluar, kur është themeluar e deri më sot, ka pasur 1200 lajme autentike (3-4 për çdo ditë) nga gazetarët lokalë dhe korrespondentët. Agjencia në fjalë ka dalur me një bilanc të sukseseshëm e cila përvec se është cituar mbi 500 herë nga mediat shqiptare, ajo është cituar mbi 100 herë edhe nga mediat zvicerane dhe të huaja tjera…