Botapress, 19 Shtator – Festa e Pavarësisë së Kosovës është kremtuar edhe në ambasadat dhe misionet diplomatike të Republikës së Kosovës anembanë botës.
Por këto festa janë festuar me paratë e buxhetit të shtetit të Kosovës. Madje për këto festa ambasadorët dhe konsulët e Kosovës nuk kanë kursyer para dhe buxhet që kjo festë të jetë sa më madhështore dhe që ata të duken ambasadorë e diplomatë të rangut sa më të lartë, shkruan Botapress.
Kështu sipas dokumenteve që ka siguruar Botapress nga Ministria e Punëve të Jashtme, vemtë në Zvicër, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern dhe në dy konsulatat në Gjenevë e Zyrih, Ministria e Punëve të jashtme ka lejuar shpenzimet në vlerën prej 22 mijë eurove.
Kështu sipas një shkrese të zyrtares së MPJ-së Zana Mehmetaj, të cilëne ka siguruar Botapress, më vitin 2015 në emër të shpenzimeve për kremtimin e pavarësisë së Kosovës janë lejuar 12 mijë euro shpenzime për Ambasadën e Kosovës në Bern, 5 mijë për Konsulatën në Gjenevë dhe 5 mijë për Konsulatën në Zyhrih.