Résultat de recherche d'images pour "Trust Fund in Support of Victims of Sexual Exploitation and Abuse"Gjenevë, 27 shtator  -Departamenti i Mbështetjes në Terren (The Department of Field Support)  ka njftuar, duek publikuare  dhjetë shtete, kontribuese të reja (Shqipëria, Bangladeshi, Kanadaja, Italia, Luksemburgu, Nigeria, Pakistani, Portugalia, Sri Lanka dhe Zvicra) qe janë zotuar të japin kontribut në Fondin e Mirëbesimit për Mbështetjen e Viktimave të Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Këto vende te lartepërmendura  ju jane bashkuar Butanit, Qipros, Indinise, Japonisë dhe Norvegjisë të cilat tashmë kanë kontribuar në Fondin e Mirëbesimit.

Këto kontribute përforcojnë angazhimin e qartë të Sekretarit të Përgjithshëm për vënien e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave në radhë të parë.

Me kontributet më të fundit, shuma e përgjithshme në dispozicion të Fondit të Mirëbesimit nga kontributet vullnetare nga Shtetet Anëtare do të rritet në rreth 1.5 milion dollarë. Kjo përfshin $ 102,000 dollarë të cilat janë vënë në dispozicion nga pagesat e rezervuara për kontribuesit e trupave dhe të policisë si rezultat i pohimeve të vërtetuara të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual. Projektet për të ofruar shërbime të specializuara për viktimat dhe për të forcuar rrjetet e pritjes së ankesave të bazuara në komunitet do të zbatohen në Republikën Demokratike të Kongos duke përdorur fondet. Projekte të tjera po identifikohen në Republikën e Afrikës Qendrore, Liberi dhe Haiti.

Nën-Sekretari i Përgjithshëm për Mbështetjen në Terren Atul Khare ka shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj atyre që kanë kontribuar, duke deklaruar se “interesi në Fondin e Mirëbesimit për Mbështetjen e Viktimave të Shfrytëzimit dhe Abuzimit Seksual është një tregues i fuqishëm i mbështetjes dhe partneritetit vital të Shtetet Anëtare në këtë fushë kritike. Ne inkurajojmë të gjitha Shtetet Anëtare të marrin në konsideratë marrjen e një donacioni “.

SHPËRNDAJE