Preshevë, 1 tetor -Kryetari Lugines së Preshevës Jonuz Musliu ka përshëndetur Referendumin per pamvaresi te popullit liridashës te Katalonjës. Ai sot përms aghjncinse s elajemeev “Persheva jonë” ka dejkalruar se “Referendumi eshte shprehje e vullnetit dhe nje e drejte legale e poujve autokton ne ket rast e katalonajsëve, te garantuar nderkombëtarisht. Edhe Referendumi i shqiptareve etnik ne Luginen e Preshevës i mbajtur me 1-2 mars 1992 eshte legjitim dhe garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mbare rajonit qe Serbia herdo kurdo duhet ta njoh..”
Musliu: Beogradi dhe Lideret e Preshevës jane te vetmit ne ballkan qe nuk rrespektojne vullnetin e popullit shqiptar
Përkundër vullnetit të Madridit qeveria rajonale e Katalonjës do të mbajë një referendum për pavarësinë. Por nuk është vetëm Katalonja, në Europë ka edhe rajone të tjera që dëshirojnë pavarësimin nga qeveritë qendrore, si per shembul Lugina e Preshevës me mbi 100.000 banorë. Per këte pamavaresi te tri komunave shqiptare (Medvegja, Bujanoca dhe Presheva) ne Serbi liderët e Lugines se Preshevës e kane konfirmuar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se posedojne verdiktin apo siq e quajne ata aktin historik dhe juridik te vullnetit te populli shumice shqiptare ne Luginë, të shprehur ne Referendumin gjithpopullor te 1-2 marsi 1992.
Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të kundërt duket se shtetet e vjetra nacionale janë të konsoliduar prej kohësh. Por në këto themele gëlon dëshira për pavarësi e rajoneve në një sërë vendesh europiane, madje në disa prej tyre ka edhe përpjekje militante. Shanset për realizimin e një kërkese të tillë janë të ndryshme në vende të ndryshme. Pos Katalonjës dhe Luginës së Preshevës, pretendime per t’u shkëputer nga qenderat, regjimet e tyre kane edhe Rajoni i askëve, Skocia, Flandra, “Padania”, Tiroli i Jugut, Korsika , Bavaria..
Jonuz Musliu: Referendumi i 1-2 marsit 1992 garanton paqe dhe stabilitet mes Lugines se Preshevës dhe Serbisë dhe mabre rajonit !..
“Serbia duhet te pranoje Referendumin e 1-2 marsit 1992 që eshte konform Kartes së OKB-së qe ju garanton popujve autokton vetevendosje. Beogradi nuk duhet impoj pushkën, por t ju dhuroje shqiptareve te Lugines se Preshevës librat, dialogun, te drejtat e tyre legjitime..” ka thënë lideri i Lugines se Presheves Jonuz Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”
Musliu përmes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” sot duke ju kerksave te popullit lidirashes te Katalonjës ju eshte drejtuar qverise serbe duke pohuar se “poipullata e Lugines se Preshevës kane te drejte legjitime e garantuar nga karta e OKB-së dhe e Helcinkit që të vendosin për fatin e vetë dhe të drejtën tonë për vetëvendosje dhe nuk ka të drejtë as Beogradi e askush tjetër të na i mohoj, e drejtë kjo e garantuar edhe nga konventat ndërkombëtare për popujt autokton.”
“Kur malezezet, vëllzer te serbve si nga feja ashtu edhe nga origjina sllave nuk duan te jetojne me serbet, atëhere pse shqiptaret e Lugines se Preshevës te jetojne bashkarisht me serbët, sllavet qe nuk i lidhe asgjë, ama hiq asgjë pervec luftrave me shqiptaret etnik (Medvegje, Bujanoc e Preshevë) territore keto te njohura si Kosove Lindore, pamvarësisht se pushteti aktual i Lugines i afrohet qeverise serbe per koalicione..” ka pohuar Musliu.
“Shkeputja e shqiptarëve te Lugines se Presheves e garanton jo vetem Referendumi gjithpopullor 1992 por edhe Karta e OKB-së dhe ajo e Helcinkit te drejten legjitime per vetendsoje per popujt autokton, aq me teper kete proces Serbia ju imponon me politikat e saja diskriminuese. Prandaj, shqiptaret e öugines se Preshevës ne vitin 1992 e kane pasur BREIT-in e vtë. Prandaj lideret tane duhet rrespktojne vullnetin e popullit shqiptare te shprehur ne Referendumin e vitit 1992..” ka thëne ne fund kryetari i KKSH-së z.Musliu
E drejta e popujve autokton eshte drejte nderkombëtare, madje e grantuar edhe nga Karta e OKB-së dhe Helsinkit. Kjo vetëvendosjes sipas nromave nderkombëtare është atribuimi ligjor dhe autorizim për një popull që lirisht të përcaktojë statusin e tyre politik në lidhje për t’u bërë një komb i pavarur. (Charter UN self-determination of peoples autochthonous:The right of self- determination is the legal attribution of the authority to a people to freely determine their political status in relation to becoming an independent nation.“)
Edhe ekspertja e njohur ruse Prof. Dr. Anna Kondratyuk profesoreshë dhe specialiste e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy International, ne intervistën dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” eshte shprehu qarte se “Referendimi gjithpopullor i 1-2 marsit 1992 e popullit auokton shqiptar ne Luginen e Presheves ndërkombëtarisht eshte legal dhe ju lejohet te vedosin per te ardhmen e tyre, madje edhe deri ne shkëputje, proces ky ui cili duhet zhvilluar ne menyre demokratike, me diajog e jo me dhunë. Dihet se Beogradi përmes Kushtetutës së Serbisë, kete Referendum gjithpopullor nuk njeh. Por mos harroni një gjë, se ligjet, koneventat sidomos e drejta ndërkombëtare janë më e fuqishme se një kushtetute e një vendi e cila nuk ka te drejte të mbaje me dhune një popull etnik, ne këte rast siç janë shqiptaret e Luginës se Preshevës, e drejta per vetvendosje si popull autoktot ju garantohet edhe karta e OKB-së..”