Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  e ka kritikuar BE dhe pretendon se po vepron  kunder ksovasreve, me poltika diskriminuese ndaj Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që ka pasur për një kohë të gjatë marëdhënie të ngrira me homologun e tij Kosovar Hashim Thaçi, u gjend i surprizuar kur pa rakordim të mëparshëm dhe pa e njoftuar fare, presidenti i Kosovës i plasi bombën e paisjes me pashaporta shqipatre qytetarët e Kosovës. Me kete potez Thaçi ja ka “ftof” Haradinajt, ja ka ba 8:2. Tash ky tjetri po lyp pasaporta shqiptare për qytetarët e Kosovës njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Loja perverse e Thaçit për t’ia leshuar “kopilin”  Tiranës

Eshe pakas^¨ska e qiditshme dhe e pakuptime pse Hashim Thaci del me eke ide vetem pak dite pas Ramuish Hradinajt i cili permes agejncise se lajmeve “Presheva Jonë u premtoi pasaporta kosavere shqiptarëve te Luginës së Preshevës

“Po e përsëris edhe një herë se qëndrimi i Bashkimit Evropian eshte absurd dhe i turpshëm  per qytetarët e  Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Ne nuk jemi në kërkim për asgjë më pak se të trajtohet si vendet e tjera të rajonit, jo standarde të dyfishta”, ka thënë Thaçi.

Ideja e hashim Thaçit ishte e thjeshtë: Europa po na penalizon me liberalizimin e vizave, n a ka shndërruar në një geto në rajon, prandaj Shqipëria duhet të na ndihmojë. Ajo duhet ti pajisë qytetarët e Kosovës me pashaporta shqiptare në mënyrë që ata të kënë mundësinë të lëvizin lirshëm në perëndim.

Sidoqftë, më mirë se kushdo këtë e di edhe Hashim Thaçi. Ai është i ndërgjegjshëm se vende si Shqipëria, që për shkak të kriminalizimit të tyre, kanë ngritur zëra në Europë për revokimin e lëvizjes së lirë, nuk mund ta luajnë këtë rol.

Por Thaçi ka një problem tjetër. Ai ka premtuar personalisht me zë dhe me figurë, që kur kandidonte për kryeministër 7 vite më parë, se liberalizimi i vizave do të bëhej që atëhere.

Dhe sot kur ende nuk e ka rrealizuar ende një premtim elektoral, ai po kërkon ta transferojë problemin në Tiranë. Ai thjesht po e bën këtë si një lojë perverse për t’I hedhur sy kosovarëve. Ai po e bën këtë për të shmangur problemin nga pyetja: “Pse Brukseli nuk po na jep vizat e premtuara”, tek dilema tjetër: “Pse Shqipëria nuk po na ndihmon”.

SHPËRNDAJE