Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë private në Medvegjë. Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanovacin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetra shqiptarë.

 

A deshtuan mediat kosovare me Ilir Meten ne Medvegjë ?

Agjencia prestigjioze serbe Tanjug sikur edhe mediat tjera, duke ju referuar kesaj agjencia kane shrkuiar se “Presidenti i Shqipërisë deklaroi në ardhjen e tij në Medvegjë se është shumë i kënaqur që mund të dërgojë një mesazh për bashkëpunimin e ri, ka raportuar portali Presheva Jonë”. (“Predsednik Albanije izjavio je po dolasku u Medveđu da je veoma zadovoljan što može da pošalje poruku o novoj saradnji, preneo je portal Preševa jone.“)

Ilir Meta tha për mediat serbe “dita e sotme është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave.

Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”

Keshtu ka raprtuar pos Tanjug edhe Politika, Dnedvnik, Alo, V.Novosti amdhje dehj ato ruse “Sputink” gjtuihnej duke ju referuar buirmve te agjencise se lajemeev “Persheva Jonë” etj..  (“Председник Албаније изјавио је по доласку у Медвеђу да је веома задовољан што може да пошаље поруку о новој сарадњи, пренео је портал „Прешева јоне“.“) Rreth vizites se presidentit shqiptar ne Medvegje kane raportuar ashtu edhe mediat shqiptare nga Tirana duke ju referuar burimeve te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”, po ashtu edhe ato ne Kosovë por si zakonisht duke vjedhur lajmet nga “Presheva Jonë” sepse ato ashtu keshtu nuk kane as gazetare e as korrespondete ne Luginen e Presheves, derisa Serbia sot ka mbi 100 gazetare e korrespondente ne Prishtinë e Veri te Kosovës?!

 

 

SHPËRNDAJE