Prishtine, 11 dhjetor  -Me rastin e Dites Nderkombetare te Drejtave te Njeriut dhe shprehjes se lire dhe 100 ditet te Qeverise se re kosovare ne krye me Ramush Haradinaj, ky i fundit, sot ne kabinetin e tij ka pritur publicistin dhe gazetarin nderkombetar nga Presheva ne  Gjeneve Nefail Maliqin, njeherit president i Asociacionit nderkombëtar te Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë (AJASE- Association des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe”), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

 

Nga takimi i sotem te z.Haradinaj qe kishte  me gazetarin dhe publicistin tone te njohur  shqiptar nga Presheva Nefail Maliqi, gazetar disavjecar ne OKB, kane biseduar edhe per situaten politike dhe ekonomike jo vetem ne Kosove por edhe ne Luginen e Presheves dhe Evropen juglindore si dhe rolin e mediave ne avancimin e proceseve demokratike me syni me proevropiane dhe euroatlantike si dhe rolin e tyre kunder krimit te organizuar.

Njekohesisht Haradinaj me gazetarin tone te njohur ne Zvicer Maliqin biseduan edhe per rolin e diaspores shqiptare te cilet i quajti ambasador te vendit si dhe ingrimin e tyre ne shtetin helvetik dhe vendet tjera te BE-se

“Gazetaret ne Kosove gjate qeverisjes sime do te veprojne lirshem, pa diktakte dhe mediat do te jene partnere ne luften kunder korrupcionit dhe krimit te organizuar per te permirsuar imazhin jo vetem te Kosoves, por edhe te gazetarise kosovare…” ka thënë Ramush Haradinaj, pas 100 dites ne krye te qeverise se Kosoves

Kryeministri Haradinaj ka vleresuar larte rolin dhe angazhimin e  gazetarit tone ne Gjeneve z.Maliqi  ne ngritjen dhe sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves, Lugines se Presheves dhe  asaj mbare shqiptare ne arenen  nderkobetare.

SHPËRNDAJE